• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Rasti me Vanjën e tregoi patologjinë e tranzicionit maqedonas, nevojitet përballje sistematike me propaganduesit e vlerave antiqytetërues

Pendarovski: Rasti me Vanjën e tregoi patologjinë e tranzicionit maqedonas, nevojitet përballje sistematike me  propaganduesit e vlerave antiqytetërues

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot në fjalimi n e tij vjetor para deputetëve në Kuvend u përqendrua edhe në rastin që e tronditi oponionin maqedonas. vrasja e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës, me çfarë dërgoi mesazh se shtetit duhet në mënyrë sistematike të përballet me të gjithë ata të cilët propagandojnë vlera antiqytetërues dhe e ndotin vetëdijen kolektive.    

"Shteti duhet t’i margjinalizojë në kohë dhe sistematikisht ata që propagandojnë vlera antiqytetëruese që të parandalojmë disa vrasës së ardhshëm të cilët përveç qytetarëve, fëmijëve, të rriturve apo të moshuarve tanë, mund ta vrasin përsëri edhe ndërgjegjen tonë kolektive", tha presidenti i shtetit, duke përmendur se fundi i këtij na e solli hidhërimin më të madh në dekadën e fundit. 

"Nëpërmjet tragjedisë personale të Vanjës së vogël dhe të familjes së saj, mund ta shihnim si në pëllëmbë të gjithë patologjinë e tranzicionit maqedonas, ambientit, të cilin, të gjithë ne, më shumë apo më pak, e krijuam në 32 vitet e kaluara. Ambient në të cilin, në hapësirën publike toleruam jo-njerëzit të cilët propagandonin urrejtje dhe intolerancë ndëretnike, ideologji agresive, gjuhë të urrejtjes, kanë bërë publikisht kërcënime për linçim të individëve dhe likuidime të kundërshtarëve politikë", tha Pendarovski. 

 Presidenti  me mesazh se çdo individ , ndërsa veçanërisht politikanët, të flasim më shpesh dhe më zëshëm kundër këtyre dukurive, në vend që të besojmë në fuqinë e sistemit tonë demokratik se do të mund t’i tolerojë dhe absorbojë ekstremet e tilla.

 "Për fat të keq, dështoi edhe sistemi i përgjithshëm shoqëror sepse në emër të një lloj pluralizmi demokratik të kuptuar gabimisht nuk i pengoi këta individë ta ndotin edhe më tej hapësirën publike. Mekanizmat e shtetit juridik duhet t’i sanksionojnë në kohë të gjithë ata që përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët ofendojnë ose u kërcënohen njerëzve të fesë apo kombit tjetër, duhet të ndalohen të gjitha partitë politike dhe organizatat joqeveritare që punojnë në kundërshtim me atë që kanë deklaruar në dokumentet e themelimit dhe, në thelb, e keqpërdorin demokracinë si vlerë e pakontestueshme e botës moderne", theksoi shefi i shtetit në fjalimin në Kuvend.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR