• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski: Qëndrimi i opozitës për ndryshimet kushtetuese është bazë për shqetësim të partnerëve strategjik

Pendarovski: Qëndrimi i opozitës për ndryshimet kushtetuese është bazë për shqetësim të partnerëve strategjik

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Qëndrimi i opozitës për ndryshimet kushtetuese do të thotë se ne vetë do të bllokohemi më 1 dhjetor për eurointegrimet, ndërsa ajo është arsye për shqetësim tek partneri ynë strategjik, SHBA-ja, thotë presidenti Stevo Pendarovski.

Në konferencën e sotme për shtyp në Vilën Vodno në pyetjen e gazetarëve nëse në takimin e javës së kaluar  me senatorin Kris Marfi, i është thënë se NATO-j do të shqetësohet dhe vendet anëtare do të jenë të shqetësuara nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, Pendarovski theksoi se çështja fare nuk është përmendur në takimin e tyre, i cili ka qenë në orën 9:00 të mëngjesit, dhe ishte i pari nga seria e takimeve të cilat Marfi i pati në vend.

"Supozimi im është se senatori Marfi e dinte se me kë bisedon nga ana tjetër, e din qëndrimin tim, e din qëndrimin e Qeverisë se ne nuk kemi problem me atë lloj të ndryshimeve kushtetuese. Unë e pohoj këtë disa herë tashmë, e prësëris edhe sot se futja edhe e pjesëve të tjera të popujve të cilët jetojnë këtu nuk do ta rrezikojë sigurinë e Maqedonisë së Veriut, as të ardhmen e saj, e kundërta mund të jetë e saktë. Siç nuk e rrezikuan stabilittein dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut njëzet e ca vite më parë këta shtatë popuj përkatësisht pjesë të popujve të cilët tashmë janë pjesë e preambulës edhe nga pjesa normative. Mund vetëm të supozoj, megjithatë supozoj se senatori Marfi i ka pasur në mend njerëzit e opozitës me të cilët gjithashtu pati takim, ndërsa qëndrimi i tyre është i njohur. Nën asnjë rrethanë këtë periudhë kohore së paku derisa nuk përfundon mandati i kësaj përbërjeje të deputetëve, ata nuk dëshirojnë fare të mendojnë për ndryshime kushtetuese. kjo do të thotë vetëm një, se më 1 dhjetor do ta bllokojmë veten, dhe kjo me siguri është shkak për shqetësim të partnerit tonë më të madh strategjik me të cilin prej viti9t 2008 kemi marrëveshje për partneritet strategjik", thotë presidenti Pendarovski.

Ai konstatoi se është i njoftuar me përmbajtjen e amandamentve kushtetuese të cialt Qeveria nesër duhet t'i miratojë dhe t'i propozojë në Kuvend, dhe se ato janë formuar sipas dakordimit me BE-në.

Në pyetjen nëse akoma konsisderon se nuk duhet të fillohet procedura për ndryshime kushtetuese nëse nuk ka konsensus politik, shefi i shtetit thotë se madje edhe të mos sigurohet shumica e nevojshme, procedura në Parlament duhet të fillojë.

"E dini, ajo është një dilemë e madhe politike, politike, jo juridike, nëse do të hyni në ndryhsime kushtetuese nëse nuk keni siguruar dy të tretat paraprkisht. Atë që e dimë, në ato suaza lëvizte edhe të menduarit tim. Sot jam më shumë i prirur të besoj se nevojitet hyrja në Parlament, madje nën supozimin se nuk keni siguruar 80 paraprakisht, me atë që, qartë në mënyrë të tillë dhe me votimin e parë i cili kërkon dy të tretat, do të identifikoheshon dy blloqet kryesore në shtet - ai proevropian dhe ai antievropian. Të përkujtoj, në vitin 2015 para se të hynim në procedurën e parë dhe votimin e parë për Marrëveshjen e Prespës, konstruksioni dhe struktura e atëhershme qeveritare, nuk pati siguruar 80 vota në atë moment. Ato ishin çaste dramatike kur deri në moment të fundit nuk dihej nëse do të arrihej shumica e kualifikuar për hapje të procedurës për ndryshim të Kushtetutës", theksoi Pendarovski.

Për atë nëse do të paraqitej në rolin e nikoqirit në takimin e liderëve, ai është decid se logjika urdhëron që ajo të jetë Qeveria.

"Para dy ditësh kryeministri ia ofroi atë opsion opozitës. Meqenëse Qeveria në këtë rast është bartëse formale e nismës për ndryshime kushtetuese, mendoj se është logjike të lejohet eventualisht opozita t'i bashkangjitet asaj thirrjeje të Qeverisë. Nuk është problem të jetë edhe tek unë, megjithatë, meqenëse Qeveria formalisht tani duhet të inicojë ndryhime kushtetuese, logjika është atje të mbahen ato tkaime. Edhe pse duke e ditur qëndrimin e opozitës, me të vërtetë nuk e di se çka tjetër do të ofronin ata  në atë takim të mundshëm në Qeveri, në këtë temë, sepse qëndrimi i tyre rreth asaj çështjeje është i njohur. Ata dëshirojnë së pari të vijnë në pushtet e më pas të biseodjnë për ndryshime kushtetuese", thekson presidenti Stevo Pendarovski i cili sot në konferencë për shtyp kumtoi se do t'i nënshkruajë ndryshimet e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, të cilat javën e kaluar u miratuan nga Kuvendi me procedurë të shkurtuar. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR