• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Qëndrim për nënshkrimin e dekretit pasi që ta shohim versionin përfundimtar të ligjeve për autostradat 

Pendarovski: Qëndrim për nënshkrimin e dekretit pasi që ta shohim versionin përfundimtar të ligjeve për autostradat 

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Kur do ta shohim versionin përfundimtar të ligjeve për autostradat do të mund të dimë për çdonjërën prej tyre si do të jetë qëndrimi në raport me nënshkrimin e dekretit, deklaroi sot presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta nënshkruajë dekretin nëse kalon ligji për ndërtimin e korridoreve infrastrukturore Korridori 8 dhe Korridori 10 D.

Pendarovski theksoi se nuk mundet prej tani të dihet në çfarë versioni përfundimtar do të jenë ato zgjidhje ligjore, sepse, siç theksoi, mund të ndryshohen me amandamente.

"Ta presim debatin, ta shohim përmbajtjen përfundimtare të atyre ligjeve, ekipi im i juristëve edhe në Kabinet edhe jashtë tij tashmë janë të angazhuar në ndjekjen e debatit dhe në atë që do të dalë si produkt përfundimtar. Në lidhje me procedurën mendoj se edhe pse shkojnë me procedurë të shkurtër, nuk janë me flamur evropian dhe do të ketë mjaftueshëm kohë edhe për opozitën që të parashtrojë amandamente, të përfshihet në debat dhe të ketë debat të argumentuar siç i ka hije këtij grupi të rëndësishëm të ligjeve", tha Pendarovski.

Në lidhje me reagimet e ekspertëve dhe organizatave civile, Pendarovski theksoi se ata reagojnë në këtë fazë, ndërsa bëhet fjalë për propozime të ligjeve. 

"Reagojnë në këtë fazë, por bëhet fjalë për propozime të ligjeve, hyjnë në Kuvend edhe opozita edhe pushteti mund të propozojnë amandamente. Është me rëndësi që presidenti ta shohë versionin përufundimtar të ligjit dhe vetëm nga kjo varet. Nëse i shkelin të drejtat e qytetarëve nëse hyjnë në të drejtat e personave të tretë, etj, kuptohet se një pjesë, ose të paktën një pjesë e atyre ligjeve nuk do të kalojnë, por t'i shohim në version përfundimtar", theksoi Pendarovski.

Ndryshimet dhe plotësimet e nëntë ligjeve në lidhje me austradat që duhet t'i ndërtojë konsorciumi amerikan-turk "Bektel dhe Eka" janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 112-të të kuvendit. Të gjitha ligjet janë me procedurë të shkurtër, ndërsa propozues janë deputetët të shumicës parlamentare. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR