• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Procesi i afrimit drejt BE-në po zhvillohet me ritme të kënaqshme në këtë fazë

Pendarovski: Procesi i afrimit drejt BE-në po zhvillohet me ritme të kënaqshme në këtë fazë

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Situata aktuale lidhur me aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, progresi i reformave në fusha kyçe, si dhe situata politike në vend dhe në rajon ishin temat e takimit të sotëm në Vilën "Vodno", të presidentit Stevo Pendarovski dhe Zhozep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian.

Pendarovski dhe Borell, në deklaratat e tyre pas takimit, theksuan se kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për ecurinë e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesin e skriningut, i cili po vazhdon prej disa muajsh, dhe përshëndetën mbajtjen e takimit të sotëm të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim.

"Formalisht, z. Borell sot është këtu për takimin e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, i cili për herë të parë mbahet në Shkup, që është një tjetër shenjë apo konfirmim se procesi i afrimit tonë ndaj Bashkimit Evropian po zhvillohet në një ritëm të kënaqshëm në këtë fazë, megjithëse po bëhet fjalë mbi të gjitha për fazën teknike dhe për skanimin e kushteve në zonat jetike, megjithatë vlerësimet nga Brukseli janë se përgjigjet tona për të gjitha pyetjet dhe dilemat e ngritura në këtë fazë janë në nivel të lartë kualitativ, që nuk duhet të jetë për t'u habitur, duke pasur parasysh se ne jemi duke u përgatitur për negociata që shtatëmbëdhjetë vjet dhe jemi një nga kandidatët më të përgatitur për negociata me Bashkimin Evropian", tha Pendarovski.

Borell, nga ana tjetër, theksoi se në takim e njoftoi presidentin Pendarovski për rezultatet e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, i cili mbahet për herë të parë në vend, ndërsa e përshëndeti, siç theksoi, mbështetjen e fortë dhe të qartë nga ana e Presidentit për proceset reformuese të rrugës drejt BE-së.

"E vlerësoj rolin tuaj, zoti President, rolin tuaj të fortë dhe mbështetjen e qartë për reformat e nevojshme për ta sjellë Maqedoninë e Veriut më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo reformë duhet të miratohet dhe zbatohet për të mirën e Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm në rrugën evropiane, por me synimin për të ndërtuar një demokraci më të gjallë dhe një ekonomi më të begatë", theksoi Borell.

Ai gjithashtu theksoi se fqinjësia e mirë, marrëdhëniet e mira ndërmjet fqinjëve dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit.

“Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, kjo është mirë dhe duhet të keni marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë rajonal mes tyre”, tha Borell.

Në takim, Pendarovski dhe Borel kanë biseduar edhe për gjendjen dhe perspektivat e vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë në prag të negociatave të nesërme ndërmjet dy palëve në Ohër. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR