Pendarovski: Pres një kthesë në raundin e dytë të zgjedhjeve
- Kandidati për president Stevo Pendarovski sonte në një intervistë për televizionin Alsat theksoi se është e mundur një kthesë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 8 maj, sepse, siç tha, është i bindur se shumica e qytetarëve do të mbështesin konceptin që ka përfaqësuar edhe në pesë vitet e kaluara si president, gjegjësisht konceptin e bashkimit, respektit ndaj njerëzve që bashkojnë, realizimin e interesave strategjike për shtetin, jetë më të mirë, demokraci dhe respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 23:22, 2 maj, 2024
Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Kandidati për president Stevo Pendarovski sonte në një intervistë për televizionin Alsat theksoi se është e mundur një kthesë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 8 maj, sepse, siç tha, është i bindur se shumica e qytetarëve do të mbështesin konceptin që ka përfaqësuar edhe në pesë vitet e kaluara si president, gjegjësisht konceptin e bashkimit, respektit ndaj njerëzve që bashkojnë, realizimin e interesave strategjike për shtetin, jetë më të mirë, demokraci dhe respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut.
"Do t'u drejtohem të gjithë votuesve, të gjitha bashkësive etnike. Dhe votuesve të partive politike shqiptare dhe votuesve të ZNAM-it dhe të gjithë të tjerëve, dhe këto dy parti të tjera politike që kishin kandidatë në raundin e parë. Megjithatë si qytetarë. Nuk do të drejtohem dhe nuk do të bëj asnjë negociatë lidershipi në prapaskenë apo nën tavolinë, të më jepni ju kaq shumë vota, ato kaq shumë vota. Publikisht, në mënyrë transparente ua them të gjithëve - ky është koncepti im, unë angazhohen për këtë dhe koncepti im është drastikisht i ndryshëm nga koncepti të cilin e ofron Gordana Siljanovska Davkova. Kjo mendoj se do të thotë edhe për shumë maqedonas dhe për shumë shqiptarë. Por po e përsëris - jam drejtuar deri më tani dhe tani e tutje do t'u drejtohem qytetarëve, pavarësisht se për kë kanë votuar në raundin e parë dhe pavarësisht se cilës bashkësi etnike i përkasin", potencoi Pendarovski.
Në intervistë ai u përqendrua edhe në thirrjet e VMRO-DPMNE-së për bojkot të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se me bojkot nuk zgjidhet problemi dhe nuk fitohet, përkundrazi me bojkot humbet.
Pendarovski, ndër të tjera, foli edhe për nacionalizmin, për të cilin tha se është i rrezikshëm që të përdoret në retorikën e përditshme, sepse qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se politikanët e thonë vetëm për të fituar pikë politike.
I pyetur për retorikën e kundërkanditates së tij, Gordana Siljanovska Davkova, për ngjarjet e vitit 2001, kandidati për president Stevo Pendarovski tha se është i habitur.
Foto: Arkivi i MIA-s