• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Islamike të Pakistanit, Modasar Çaudri

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Islamike të Pakistanit, Modasar Çaudri

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të Modasar Çaudri, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

"Presidenti Pendarovski në fjalimin në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale tha se si anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton rëndësi marrëdhënieve me të gjitha vendet, për të mirën e popujve, sigurimin dhe forcimin e paqes në botë, si dhe për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet ekonomik", njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit.

 Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për avancimin dhe zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Republikën Islamike të Pakistanit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

Ambasadori Modasar Çaudri në fjalimin e tij tha se është i nderuar që emërohet si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu pritshmërinë e tij që "miqësia që ekziston midis dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet dhe të arrijë lartësi të reja". qa

Foto: Kabineti i Presidentit të RMV-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR