• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski: Paanshmëria dhe përkushtimi për integrim të plotë euroatlantik kushte kyçe për kandidaturë

Pendarovski: Paanshmëria dhe përkushtimi për integrim të plotë euroatlantik kushte kyçe për kandidaturë

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Disa elemente janë të nevojshme për cilëndo kandidaturë për president të shtetit, nuk flasim për kryetar të ndonjë komune. Domethënë, duhet të jeni i paanshëm ndaj të gjithëve, pavarësisht përkatësisë të tyre dhe njëjtë e barabartë, duhet të angazhoheni për integrim të plotë euroatlantik të shtetit. Mendoj se ato dy kritere gjithnjë kanë pasur vlerë edhe për ata të cilët më parë kanë marrë pjesë në garën presidenciale, ndërsa nuk i kanë përmbushur ato kritere përveç se në mënyrë retorike. Këto janë thjeshtë kushte pa të cilat nuk mundet, thotë presidenti Stevo Pendarovski. 

Sa i përket integrimeve euroatlantike, siç tha ai në një intervistë për "Sloboden Peçat", gjysma e punës është kryer dhe gjysma tjetër vijon. "Sipas mendimit tim, edhe ai duhet të jetë kusht pa të cilin është e pamundur të angazhoheni për anëtarësim në BE me këto parakushte që i kemi në tavolinë vitet e fundit", thekson Pendarovski, i pyetur për kriteret që kandidati i ardhshëm për president do të duhej t'i përmbushë dhe të cilat u përmendën javën e kaluar nga ish kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas Pendarovskit, ajo që ishte kandidat në vitin 2014 dhe 2019 dhe ka marrë mbështetje të gjerë dhe politike dhe qytetare, është e qartë se sipas shumicës së qytetarëve i përmbush kushtet të cilat i numëron, ndërsa ai është angazhim për integrim të vendit në botë dhe që nuk i ka treguar deri më tani se dikë ka favorizuar vetëm sepse është nga një ose përkatësi tjetër etnike ose religjioze. 

Ai përsëriti se vendimi nëse do të jetë kandidat për mandatin e tyre presidencial do ta marrë në mes të muajit të ardhshëm. 

"Nga 16 deri 18 shkurti marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe ai vendim do të meret para ose pas atij udhëtimi, sepse gjithsesi duhet të jem në Shkup, nuk do ta publikoj nga jashtë vendit", bën të ditur Pendarovski. 

I pyetur nëse ajo që është në listën jozyrtare të LSDM-së të propozimeve për kandidatë të organizatave komunale të LSDM-së do t'i ndihmojë që ta marrë vendimin për kandidaturën e tij, shefi i shtetit e thekson qëndrimin e tij se kandidaturë plotësisht e pavarur nuk mund të jetë e suksesshme në vend. 

"Duhet të kesh mbështetjen e sa më shumë subjekteve politike, partive dhe në fund nëse mund të sillni diçka plus, jashtë atyre elektorateve partiake. Është mirë kur përmendesh nga sa më shumë organizata. Në vitin 2019 jam propozuar pothuajse në të gjitha organizatat komunale të LSDM-së, por më pas kam marrë mbështetjen e partive të tjera të koalicionit të asaj kohe", thekson Pendarovski.

Në lidhje me deklaratat se nëse nuk merr mbështetje nga BDI-ja, nuk do të kandidohet për president, ai sqaron se edhe herën e parë kur është kandiduar ka thënë se e kanë shumë me rëndësi që ta marrë mbështetje nga partitë politike që janë përfaqësuese të bashkësive të ndryshme etnike. 

"Kur cikli i parë dhe i dytë zgjedhor përfundoi 5 dhe 10 vjet më parë, thashë se jam veçanërisht i kënaqur që në numrin e votave kisha vota nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni, sepse jam maqedonas etnik, por nuk  dua që vetëm maqedonasit të votojnë për mua. Edhe sot e kësaj dite i përmbahem rregullit për të ndihmuar të gjithë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq etj. Kështu e kuptoj unë parullën president i të gjithë qytetarëve", thekson Pendarovski.

I pyetur se nëse BDI-ja dhe partitë e tjera opozitare shqiptare dalin me kandidatë të tyre për president, a do të pajtohej të jetë kandidat i LSDM-së dhe i partive të kaolicionit, Pendarovski thotë se është me rëndësi mbështetja nga të gjitha partitë e bashkësive etnike. 

"Së pari, teza se unë jam zgjedhur herën e fundit me votat e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e saktë. Shqiptarët, maqedonasit, turqit dhe të gjithë të tjerët më zgjodhën mua. Gara është në dy raunde, nëse unë jam kandidat, nuk mendoj se duhet të aplikoj nëse BDI-ja apo partitë e tjera të shqiptarëve nuk më mbështesin që në fillim dhe anasjelltas, nëse BDI-ja apo partitë e tjera më mbështesin që të aplikoj sepse me siguri do fitoj. Elektorati është mjaft heterogjen dhe gjërat nuk mund të shihen bardh e zi. Unë dua të kem mbështetjen e të gjitha partive të bashkësive etnike, por nuk mendoj se është vendimtare, sidomos jo në raundin e parë. Për shkak se pragu për fitues të raundit të parë, 50 për qind plus një nga të gjithë votuesit në listën zgjedhore, është i pamundur, ai nuk mund të arrihet. Dhe në raundin e dytë, kur janë vetëm dy kandidatë, dy finalistë, edhe ata që kanë pasur kandidatë në raundin e parë do t'i ridrejtojnë votuesit e tyre te të tjerët ose do t'u thonë të votojnë sipas bindjes së tyre. Është e rëndësishme mbështetja në raundin e dytë nga partitë e të gjitha bashkësive etnike dhe nga qytetarët", nënvizon Pendarovski.

Ai e komentoi edhe mundësinë nëse përsëri do të kishte kundërkandidate Gordana Siljanovskën, duke pasur parasysh hulumtimet në partitë ku të dy janë theksuar si kandidatë seriozë. 

"Edhe më parë kam qenë në një situatë të tillë, dhe nuk e di se sa do të besojnë njerëzit, por për mua është plotësisht e parëndësishme kush është në anën tjetër. Për mua është e rëndësishme që ajo në të cilën besoj të mund të bind sa më shumë njerëz", porosit presidenti Pendarovski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR