• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski: Për tema historike, nuk e kam ndërmend të udhëtoj për në Sofje

Pendarovski: Për tema historike, nuk e kam ndërmend të udhëtoj për në Sofje
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sonte vlerësoi se retorika ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në periudhën e fundit është qetësuar, për çka si arsye e përmendi kornizën e miratuar negociuese. Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema” në Telma, Pendarovski tha se dëshiron të diskutojë me kolegun e tij bullgar Rumen Radev për tema reale evropiane si ekonomia, infrastruktura. Për temat historike, siç tha ai, nuk ka ndërmend të udhëtojë në Sofje. "Unë pretendoj edhe tani dhe në vitet e ardhshme, pavarësisht se në çfarë pozicioni do të jem, nuk kam ndërmend të shkoj në Bullgari dhe të flas për historinë. Teza ime e vjetër është se kur flasim për integrimin evropian, nuk duhet të përqendrohemi te historia. Fatkeqësisht, që nga viti 2019, Sofja e ka kthyer këtë temë në një parakusht për avancim. Më vjen mirë që në kuadrin e negociatave historia përmendet vetëm në pjesën e marrëveshjes dypalëshe dhe Komisionit të Historianëve. Sa i përket temave historike, nuk kam ndërmend të humb kohën dhe të udhëtoj në Sofje dhe të bisedoj me Radevin për pushtuesit apo administratorët, theksoi Pendarovski. Ai shtoi se nuk ka marrë mandat në vitin 2019 për ta kthyer vendin në shekullin e 19-të. “Për çdo gjë tjetër nuk kam marrë mandat në vitin 2019 që ta kthej vendin tim në shekullin e 19-të apo të flas për Car Samoil për shekullin e 10-të apo të 11-të”, tha sonte Pendarovski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR