• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski për idenë për Evropën në shumë shpejtësi: Ky nuk është propozim formal, nuk ka arsye për shqetësim

Pendarovski për idenë për Evropën në shumë shpejtësi: Ky nuk është propozim formal, nuk ka arsye për shqetësim

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën për media pas takimit të liderëve të Procesit Bërdo - Brioni, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse është i pranueshëm propozimi i presidentit francez Emanuel Makron për Evropën në dy shpejtësi, thotë se nuk është propozim formal dorëzuar institucioneve të Brukselit dhe se nuk ekziston arsye për shqetësim. 

"Është një propozim i vjetër i presidentit francez. Me tezën se fillimisht duhet të ketë thellim para se të ketë zgjerim, do të thotë se fillimisht duhet të ketë ndryshime në procedurat kyçe të zgjerimit në BE dhe vetëm pastaj të mendohet për zgjerimin e Unionit. Një gjë e tillë nuk ndodh. Ka simbolike, por megjithatë ka lëvizje përpara sa i përket statusit të vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së dhe jashtë Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia nuk presin thellimin e BE-së, por kanë hyrë në procedurën e zgjerimit", tha Pendarovski.

Sipas tij, nëse shihet në mënyrë objektive, në BE vite të tëra por edhe dekada më parë ekzistojnë dy dhe më shumë shpejtësi, sepse jo të gjitha vendet anëtare janë pjesë e eurozonës dhe të zonës së Shengenit. 

"Ky nuk është propozim formal i Makronit ky është pjesë e një fjalimi të Këshillit të Ambasadorëve të Francës në botë. Nëse një propozim formal do t'u dorëzohej institucioneve të Brukselit nga ajo që kam si informacion, nuk do të pranohej me siguri. Nuk kemi arsye për t'u shqetësuar, nuk do të anëtarësohemi nesër, ndaj të kemi frikë se do të kemi status apo të drejta më të ulëta se shtetet e tjera anëtare. Për ne më e rëndësishmja është të vazhdojmë në këtë rrugë formale që ne kemi deri më tani dhe të afrohemi sa më shpejt me BE-në", theksoi Pendarovski.

Për presidentin kroat, Zoran Millanoviq, Evropa në dy shpejtësi është ide e cila është e rëndë për tu zbatuar në praktikë. 

"Para disa dekadave kam studiuar drejtësinë evropiane në Bruksel dhe gjithnjë është folur për këtë. Kjo është e pamundur, nuk e shoh si mund të funksionojë, kjo është politikisht e pazbatueshme, nëse bëhet fjalë për propozim formal nga presidenti francez Emanuel Makron, nuk jam i sigurt se ekziston një propozim i tillë. Madje edhe po të ekzistojë një propozim i tillë, i kujtëdo qoftë, kjo nuk mund të funksionojë ashtu", tha Millanoviq. 

Presidentja sllovene Natashe Pirc Musar tha se nuk e sheh Evropën në shumë shpejtësi dhe se nuk është ithtare e Evropës në dy ose tre shpejtësi. 

"Këto propozime që vijnë nga vendet anëtare të BE-së duhen parë nga disa aspekte. Propozimi i mbështetur nga Ursula Fon Der Lajen, vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia, për të bërë një lloj plani progresiv që më herët nuk e shoh Evropën me shpejtësi të shumëfishta dhe as nuk jam mbështetës i një Evrope të shpejtë, çdo anëtar është i barabartë me të drejta dhe detyrime të barabarta, por mendoj se është mirë që vendet nga Ballkani Perëndimor t'i bashkohen disa projekteve që janë më të lehta për t'u realizuar dhe mund të realizohen, 20 vjet po diskutojmë se si po shkon bashkëpunimi në Evropë, kështu që unë nuk jam për Evropën me shumë shpejtësi", tha Pirc Musar. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR