• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski për arrestimin e gazetarit Saliu: Shpresoj të mos jetë sinjal i kthimit të regjimit të Gruevskit

Pendarovski për arrestimin e gazetarit Saliu: Shpresoj të mos jetë sinjal i kthimit të regjimit të Gruevskit

Shkup, 7 prill 2024 (MIA) - Kam arritur të shoh vetëm një video të shkurtër të arrestimit të gazetarit Saliu, detaje rreth rastit nuk kam. Pres që organet zyrtare dhe MPB-ja të prononcohen dhe të dëgjojmë edhe palën tjetër, atë të gazetarit. Por kur pashë pamjet e njësisë speciale duke arrestuar gazetarin, më ktheu kohët e errëta të Gruevskit, kur gazetarë ngujoheshin në burg, rriheshin dhe i heshtnin, tha presidenti aktual dhe kandidati për president nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski në një tribunë qytetare në Ohër duke iu përgjigjur pyetjes së qytetarëve.

Ai shpreson se kjo nuk është sinjal se si këto njerëz do të qeverisnin nëse u jepet rasti, sepse siç tha ai, "qytetarët janë djegur nga kjo".

“Ndoshta gaboj, kërkoj falje, nuk e di gjendjen reale, por nga videoja 4-5 persona të njësisë speciale të hedhur mbi gazetarin, është pak simptomatike”, tha Pendarovski.

Presidenti tha se gjatë sundimit të VMRO-DPMNE-së ka pasur raste kur gazetarët kanë qenë në burg edhe për fjalë të shkruar dhe siç tha ai, "nuk do të doja kjo të jetë një sinjal i keq se nëse kthehet VMRO-DPMNE në pushtet ashtu do të veprojnë me mediat".

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR