• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Numri një është garancë se shteti do të vazhdojë sipas kursit t[ë rregullt drejt BE-së

Pendarovski: Numri një është garancë se shteti do të vazhdojë sipas kursit t[ë rregullt drejt BE-së

Shkup, 30 prill 2024 

Kandidati për president, Stevo Pendarovski sot ishte mes qytetarëve të Komunës së Haraçinës.

Para të pranishmëve, Pendarovski porositi se në mandatin e deritanishëm ka treguar se është president i cili nuk i ndan qytetarët në asnjë bazë dhe se ashtu do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

"Asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk kandidoj për president vetëm i maqedonasve. Do të jem president i të gjithëve, siç isha zëri i secilit pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo çfarëdo lloj tjetër. Promovimi dh eprezantimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë do të jetë prioritet edhe në pesë vitet e ardhshme", porositi Pendarovski.

Pendarovski theksoi se pret mbështetje të madhe më 8 maj që shteti të vazhdojë përpara, si shtet demokratik, multietnik, progresiv i qytetarëve të barabartë.

"Vetëm numri një është garancë se Maqedonia do të vazhdojë sipas kursit të drejtë drejt BE-ës, gjithçka tjetër është shitje e mjegullës politike dhe tentime për kthim në kohëra të tensioneve, ndarjeve dhe pasigurisë.Maqedonia nuk ka opison tjetër përveç vazhdimit të negociatave për anëtarësim në BE derisa nuk bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane.Më 8 maj të gjithë së bashku të votojmë për Maqedoninë evropiane, kjo garantohet vetlm me rrumbullakësimin e numrit 1", theksoi Pendarovski.

Ekipi për komunikim "Presidenti jonë - Stevo!" 

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR