• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Nuk shoh hapësirë që siç shkojmë drejt qeverisë teknike të krijohet klimë politike për ndryshime kushtetuese

Pendarovski: Nuk shoh hapësirë që siç shkojmë drejt qeverisë teknike të krijohet klimë politike për ndryshime kushtetuese

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA)- Nuk shoh hapësirë gjatë muajve të ardhshëm, siç shkojmë drejt qeverisë teknike e cila duhet të fillojë më 28 janar se do të krijohet klimë politike në të cilën do të votoni me dy të tretat ndryshimet kushtetuese. Jo vetëm për atë çështje me bullgarët, por në përgjithësi për cilëndo çështje, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. 

Pendarovski, në deklaratën për media pas pjesëmarrjes në "Forumin e hapur për antikorrupsion" që u mbajt sot në Shkup, theksoi se para një viti e gjysmë, shanset reale politike për t'u votuar ndryshimet kushtetuese janë minimale, duke i ditur ato, siç theksoi qëndrimet e deklaruara publikisht të opozitës që sipas tij ka hyrë pa argumente në këtë çështje.

"Më shpallën për euroskeptik ose disa edhe thanë se jam dorëzuar nga rruga evropiane. Unë vetëm e them realitetin, ashtu siç e shoh, ashtu siç e shohin qytetarët e Maqedonisë".

Sipas Pendarovskit, ashtu siç do të shkojmë gjatë periudhës së ardhshme në zgjedhje dhe në qeveri teknike, do të jetë më e vështirë që qeveria dhe opozita të bëjnë konsensus politik, “pa dallim që do të jenë në të njëjtën qeveri teknike nga janari e tutje”.

"Asgjë, do të presim qeverinë e ardhshme, parlamentin e ardhshëm, që do duhet shumë seriozisht ta marrë parasysh këtë çështje. Dhe atëherë do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë ndryshim të pushtetit dhe si do të reagojë opozita e tanishme, eventualisht qeveria e nesërme, kur do të duhet ta lusë pushtetin e sotëm opozita e nesërme të votojnë me dy të tretat", deklaroi Pendarovski. ss/

Foto: kabineti i presidentit/ arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR