• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Nuk kemi bërë asnjë hap drejt BE-së për shkak të pengesave të opozitës

Pendarovski: Nuk kemi bërë asnjë hap drejt BE-së për shkak të pengesave të opozitës

Gostivar, 17 prill 2024 (MIA) - Nuk e bëmë hapin e radhës drejt BE-së, i cili është shumë i rëndësishëm për ne, vetëm sepse partia kryesore opozitare ka filluar të vendosë pengesa në rrugën e Maqedonisë për dy vjet e gjysmë, tha Kandidati për president Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në tubimin në Gostivar.

Ai iu referua situatave kur merreshin vendime dhe veprimeve të garniturës udhëheqëse.

"Kemi mundur edhe më mirë. Mirëpo, në këtë kontekst ndërkombëtar me një opozitë të brendshme që nuk di se cilat janë interesat shtetërore të Maqedonisë, më besoni ishte shumë e vështirë të arrihej më shumë se kaq. Me pengesa të tilla brenda, me pengesa të tilla nga jashtë, me luftë në kontinent, nuk do të kishim besuar se do të arrinim këtu", tha Pendarovski.

Ai foli edhe për konkurrentët politikë, të cilët, siç tha, paraqiten si partia më maqedonase dhe më patriotike, dhe për synimet e tyre pas zgjedhjeve dhe anulimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pendarovski nga banorët e Gostivarit kërkoi besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme, sepse siç theksoi ai nuk i ndan njerëzit në tanët dhe tuajt. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR