• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski nuk është optimist se do të ketë ndryshime kushtetuese

Pendarovski nuk është optimist se do të ketë ndryshime kushtetuese

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nuk është optimist se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht se VMRO-DPMNE-ja opozitare do ta zëvendësojë qëndrimin dhe do të votojë për to. Është i bindur se në kundërshtim, më saktë në frenimin e procesit eurointegrues të vendit, partia shikon një shans për të ardhur në pushtet. Diplomatët e huaj, thotë presidenti, u thonë opozitarëve për të gjitha pasojat nga qëndrimi i tyre, por nuk u bëjnë presion.

"Unë jam ndër të rrallët, të mos them i vetmi nga kjo strukturë që tani është në pushtet, që thotë sipas deklaratave që vijnë nga opozita në këtë moment është e qartë se nuk ka dy të tretat. Unë nuk them se nuk bisedohet me depuetë, por nga ajo që e shikoj nga shërbimet për informim publik, nuk mund të shoh se atje ndërrohet disponimi të paktën edhe tek një deputet, që të mund të pohoj se do të ketë ndryshime kushtetuese. Them se duhet të ketë, është imperativ që të ketë, sepse nëse nuk ka, ne praktikisht mbetemi në një nëngrup të veçantë me BeH-në dhe Kosovën. Dhe nëse deri më 1 dhjetor nuk e ndryshojmë Kushtetutën, ka mundësi që Shqipëria dhe Mali i Zi të nisen me shpejtësi drejt Evropës, ndërsa ne ta bllokojmë vetëveten", potencoi presidenti në një intervistë për "Slloboden peçat"

Pendarovski konsideron se në këtë moment VMRO-DPMNE kujdeset vetëm për rejtingun e saj politik dhe për politikën partiake, ndërsa nuk kujdeset për interesat strategjik të shtetit.

Ai është i bindur se është joreale të pritet një kornizë e re negociuese.

Sipas tij, nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, shteti nuk do të dështojë, por nuk mund të avancohet, siç do të ecte përpara kur do të ishte në integrimet evropiane, do t'i përdorte të gjitha fondet dhe këshillat që të mundemi të prosperojmë edhe në ekonomi, çështje sociale, politikë, kulturë, sundim të drejtësisë.

"Nëse na lihet që vetë të reformohemi me atë që kemi si dituri dhe kushte demokratike, do të reformohemi dy deri në tre herë më gjatë sesa po të ishim në negociata dhe të mësonim nga më të mirët", thotë Pendarovski për "Slloboden peçat". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR