• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski nga Qendra: E vetmja mënyrë që Siljanovska - Davkova të fitojë një duel është të paraqitet vetëm

Pendarovski nga Qendra: E vetmja mënyrë që Siljanovska - Davkova të fitojë një duel është të paraqitet vetëm

 Shkup, 2 maj 2024 (MIA)  - E vetmja mënyrë që Siljanovska të fitojë në duel është të paraqitet vetë në duel, porositi kandidati për president Stevo Pendarovski, pasdite në Qendrën e Shkupit duke u përqeëndruar në paralajmërimin për përballje parazgjedhore në TVM.

Pendarovski tha se  duel televiziv në servisin publik asnjëherë nuk është organizuar, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme që Siljanovska Davkova të fitojë në njëfarë debati. 

 "Deri më tani ka pasur tre duele mes meje dhe zonjës Davkova dhe kuptohet  edhe kandidatëve të tjerë në raundin e parë dhe tani pasdite me servisin partiak TVM, të cilin të gjithë ne  e paguajmë, kanë organizuar një debat në të cilin zonja debaton me veten dhe siç thonë  një karrige zë zbrazët nga ana tjetër. A e dini pse e thonë këtë? Së pari, i t'ju them, se dakordim për kohë të caktuar nuk ka pasur. Debati i fundit për të cilin është rënë dakord, nga tre në raundin e dytë, do të jetë më 6 maj në Kanal  5, ndërsa këtë është dashur ta bëjnë, sepse është e vetmja mënyrë që Gordana Siljanovska - Davkova të dalë fituese në   duel", theksoi Pendarovski

 Foto: Ekipi i Pendarovskit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR