• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Pendarovski: Nevojitet rezistencë shoqërore, sistematike, mediatike dhe personale ndaj dezinformatave

Pendarovski: Nevojitet rezistencë shoqërore, sistematike, mediatike dhe personale ndaj dezinformatave
Shkup, 21 korrik 2022 (MIA) - Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është cak i fushatave të dezinformatave të cilat kanë për qëllim që të nxisin ndjenja anti-perëndimore te qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të mbrojnë alternativa të paqarta të integrimeve evropiane. Për shkak të potencialit të tyre që t'i minojnë përcaktimet tona strategjike, dezinformatat, mund të kontribuojnë edhe për destabilizimin e vetë shtetit, thuhet në deklaratën me shkrim të presidentit Stevo Pendarovski në panel-diskutimin e sotëm "Elefanti në dhomë" i organizuar nga CIVIL. Sipas tij, përgjigjja të cilën si shoqëri duhet ta japim për dukuritë e këtilla përfshin shumë shtresa dhe kërkon angazhim nga shumë faktorë - institucione shtetërore, nga mediat, nga sektori civil, si dhe nga sistemi i arsimit. "Nevojitet të ndërtojmë rezistencë shoqërore, sistematike, mediatike, por, para së gjithash, rezistencë personale ndaj informacioneve", theksoi Pendarovski. Si president, shtoi ai, jep mbështetje për çdo iniciativë që është në funksion të vendosjes së praktikave të mira, me qëllim të uljes së përhapjes së dezinformatave, ndërsa avancimin dhe zhvillimin e demokracisë. "Në vend se për përhapje të informacionit të shpejtë, me kohë dhe të saktë, platformat digjitale shumë shpesh keqpërdoren për publikimin e dezinfomatave për të ndikuar dhe drejtuar opinionin publik në funksion të disa agjendave të caktuara. Ky mbetet kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të potencialit për minimin e proceseve demokratike", vlerëson Pendarovski. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR