• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Osmani-Sadriu, siç është paralajmëruar, pas pritjes me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni zyrtare në kabinetin e presidentit, do të ketë takim tet-a-tet me Pendarovskin, ndërsa është parashikuar edhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në suaza të vizitës në kishën "Shën Spas" në Shkup, Pendarovski dhe Osmani-Sadriu do të vendosin kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit.

Gjatë vizitës zyrtare, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të mbajë edhe fjalim në seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR