• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Ndalohet hyrja e eurodeputetit dhe politikanëve të tjerë bullgarë

Pendarovski: Ndalohet hyrja e eurodeputetit dhe politikanëve të tjerë bullgarë

Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Zhvillimi i fundit i ngjarjeve në marrëdhëniet me Bullgarinë ishte në fokus të seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi pas takimit shefi i shtetit Stevo Pendarovski.

Këshilli i Sigurisë me një propozim për qeverinë për të ndaluar hyrjen në vend të një eurodeputeti dhe disa personave të tjerë. Sipas presidentit Pendarovski, ka dyshime se disa nga këta persona janë të lidhur me shërbimin e inteligjencës ruse.Ai tha se një grup i organizuar pritet të arrijë në vend më 4 shkurt për të shënuar përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit. Grupi do të synojë të prishë sigurinë në mënyrë që të destabilizojë vendin dhe marrëdhëniet me Bullgarinë. Presidenti tha se do të merren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë nga kufiri deri te varri i Goce Dellçevit.

"Sipas analizave të disponueshme dhe njohurive të organeve kompetente, bëhet fjalë për aktivitete të organizuara nga ana e strukturave në Bullgarinë fqinje, të cilat janë aktivizuar veçanërisht pas miratimit të kornizës evropiane të negociatave në korrik të vitit të kaluar. Të njëjtat struktura tashmë janë mobilizuar në mënyrë logjistike dhe financiare për të mbështetur ardhjen e organizuar të disa personave në Shkup më 4 shkurt, kur shënojmë ditën e lindjes së Goce Dellçevit. Sipas të gjitha vlerësimeve, do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë dhe organet kompetente nuk duhet të jenë vetëm vëzhgues të heshtur të asaj që do të ndodhë", tha Pendarovski.

Në seancë, shefi i diplomacisë u referua edhe për vizitën në Ukrainë të zhvilluar në cilësinë e kryesisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, prioritet kryesor i së cilës do të jetë pikërisht lufta në këtë vend. Ministrja e Mbrojtjes Sllavica Petrovska dhe shefi i Shtatmadhorisë ku ushtarët tanë janë pjesë e misionit të KFOR-it, iu referuan situatës në Kosovë.Në seancë, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, kanë marrë pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR