• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski: Nëse për vendet e Ballkanit Perëndimor insistohet që së pari t'i zgjidhin kontestet dypalëshe, atëherë asnjë nuk do të hyjë në BE

Pendarovski: Nëse për vendet e Ballkanit Perëndimor insistohet që së pari t'i zgjidhin kontestet dypalëshe, atëherë asnjë nuk do të hyjë në BE

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Gjatë tre viteve të kaluara kemi çekuilibër serioz mes kritereve tradicionale për hyrje në Bashkimin Evropian dhe tejkalimin e kontesteve dypalëshe, sepse kontesti dypalësh me Bullgarinë për fat të keq e mbuloi agjendën tradicionale gjithpërfshirëse për anëtarësim, porositi sot presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në konferencën e përbashkët për media në Shkup me homologët nga Sllovenia dhe Kroacia, Natash Pirc - Musar dhe Zoran Millanoviq pas takimit në kuadër të procesit Bërdo - Brioni. 

Pendarovski u përgjigj në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë nëse në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme që t'i zgjidhin kontestet dypalëshe, se sa që t'i përmbushin kriteret për anëtarësim të përmbajtura në kapituj. 

Pendarovski theksoi se në lidhje me Maqedoninë e Veriut është e qartë se ekziston çekuilibër i madh në atë raport. 

"Ne e kemi të qartë se në vitin 1997 ajo e a.q. klauzolë rajonale ose marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të përmbushet. Për sa i përket vendit tonë, aspiratave tona, rrugës sonë të deritanishme, është e qartë se ka një çekuilibër mjaft të madh midis kritereve tradicionale të hyrjes në BE dhe marrëdhënieve dypalëshe me të paktën dy nga fqinjët tanë. Në tre vitet e fundit kemi pasur një çekuilibër serioz në këtë kuptim, sepse problemi dypalësh me Bullgarinë, fatkeqësisht mbuloi të gjithë agjendën tradicionale të anëtarësimit. Shpresojmë se kjo do të ndryshojë së shpejti, sepse nëse në Ballkanin Perëndimor insistojmë që fillimisht të zgjidhen kontestet e bilaterale, e sidomos nëse ato bazohen në histori dhe emocione, atëherë asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjë në BE", tha Pendarovski.

Presidenti kroat theksoi se janë të rëndësishme edhe kriteret dhe zgjidhja e kontesteve dhe shtoi se ato janë procese, të cilat zhvillohen paralelisht. 

"Të dyja janë të rëndësishme, ekzistojnë çështje të hapura, sidomos mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën. Këto janë procese që zhvillohen paralelisht dhe në të njëjtën kohë dhe do të përsëris edhe një herë se mendoj se ky lloj dialogu është i vlefshëm dhe se është më i keqi kur linjat telefonike bien. Është vdekje për dialogun, për komunikimin, për mirëkuptimin e ndërsjellë, madje edhe keqkuptimin. Një nga momentet më të rëndësishme në të kaluarën e afërt lidhet me identitetin dhe respektin për veten e shteteve në këtë fushë, dhe atëherë kur Ukraina mori statusin e kandidatit para BeH, ishte e pashpjegueshme, por ndodhi", tha Milanoviq.

Presidentja sllovene theksoi se është e qartë se zgjidhja e kontesteve dypalëshe është në interes të BE-së, të anëtarësimit në Union, por gjithsesi edhe në interes të shteteve të cilat vetë duan të bëhen anëtare. 

Pirc - Musar theksoi se megjithatë ajo nuk është ithtare e zvarritjes së procesit për hyrje në BE për shkak të problemeve dypalëshe. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR