• e enjte, 18 korrik 2024

Pendarovski nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Pendarovski nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, sot vendosi ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

"Me ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Kuvendi, nuk parashikohet amnisti për veprat penale në kryerjen e shërbimit. Përkundrazi, ende parashikohen dënime për kryerësit e atyre veprave, me atë që me këto ndryshime theksi vihet në të a.q. konfiskim të zgjatur të pronës. Në atë pjesë ndryshimet e Ligjit janë harmonizuar me Direktivën evropiane për fiksimin dhe konfiskimin e lëndëve dhe interesit pronësor, e cila përveç dënimit me burg, fokusin e vë në marrjen e interesit pronësot nga autorët e këtyre veprave penale", citohet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski, siç theksohet, pret që masa e konfiskimit të zgjatur të pronës të mos mbetet vetëm në letër siç ka qenë deri më tani, por të zbatohet shumë më shpesh në praktikë dhe në të gjitha rastet e keqpërdorimeve të konstatuara në kryerjen e shërbimit, interesi pronësor i fituar në mënyrë joligjore dhe mjetet e keqpërdorura të kthehen në buxhet.

Kuvendi dje i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal me 48 vota "pro" dhe 36 "kundër" dhe një me abstenim. Ndryshimet shkaktuan reagime në opinion sepse i referohen  neneve që i "lehtësojnë" dënimet që prekin funksionarë, persona zyrtarë dhe përgjegjës në ndërmarrje publike dhe institucione. Sipas Qeverisë, e cila i propozoi këto ndryshime me flamur evropian, bëhet fjalë për harmonizimin me direktivat e Bashkimit Evropian. Për opozitën, është një tentativë për të amnistuar funksionarët aktualë në rast të ndryshimit të pushtetit. Në ndërkohë, Zyra e BE-së në Shkup kontrollon nëse është keqpërdorur flamuri evropian. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR