• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Në vitin e ri të jemi më të mirë dhe më tolerantë, t'i tejkalojmë keqkuptimet

Pendarovski: Në vitin e ri të jemi më të mirë dhe më tolerantë, t'i tejkalojmë keqkuptimet

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Në vitin e ri të jemi më të mirë, më solidarë, më tolerantë edhe si individë edhe si bashkësi, thotë presidenti Stevo Pendarovski në urimin e fundvitit drejtuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prapa nesh, siç ceket, është edhe një vit i rëndë në të cilin nuk patëm shumë arsye për gëzim dhe festim.

"Krizat globale, së bashku me problemet tona kronikisht të pranishme, kontribuuan më shumë të mendojmë për zbutje të pasojave, se sa për zhvillim. Efektet i shohim rreth nesh: apati, mosbesim dhe zhgënjim tek qytetarët", thekson Pendarovski.

Sipas presidentit, gjatë historisë kemi kaluar edhe nëpër kohë shumë më të rënda dhe nuk i kemi humbur besimin dhe shpresën.

"Nevojitet t'u kthehemi vlerave të cialt i japin kuptim jetës. Në vitin e ri të jemi më të mirë, më solidarë, më tolerantë edhe si individë edhe si bashkësi. T'i tejkalojmë keqkuptimet të cialt me vite na mbajnë në vend. Në vend se në garën për të mira materiale, t'i japim prioritet mirësisë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndërtojmë shoqëri humane dhe fisnike", thotë Pendarovski.

Shefi i shtetit, qytetarëve në vitin e ri 2024 u dëshiron para së gjithash shëndet të mirë.

"Pa dallim të përkatësisë etnike, politike, religjioze, gjinore apo çfarëdo tjetër përkatësie, të gjithë jetojmë nën një qiell të njejtë, e thithim ajrin e njejtë, së bashku ndajmë edhe të mirën edhe të keqen. Dhe me përpjekje të përbashkëta mund t'i sjellim prosperitet atdheut tonë të vogël, por tejet të bukur", thekson presidenti Pendarovski në urimin e fundvitit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR