• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski në Nju-Jork në takim pune me Borelin dhe liderët e rajonit

Pendarovski në Nju-Jork në takim pune me Borelin dhe liderët e rajonit

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, dje pasdite mori pjesë në takimin i cili për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor e organizoi nënkryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Zhozep Borel. 

Në takim është biseduar për situatat aktuale dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e reformave të cilat realizohen, si dhe për rrjedhat politike dhe ekonomike në rajon në kontekst të ngjarjeve gjeopolitike. 

Siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, në bisedime ishte theksuar nevoja nga realizimi i shpejtë i vendimeve strategjike në lidhje me politikën e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në interes të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe progresit të rajonit dhe njëkohësisht ruajtjen e besimit të BE-së. 

Njëherësh, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe rreth masave dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në BE, si përgjigje për pushtimin ushtarak rus ndaj Ukrainës. fc/

Fotografia: Kabineti i Pendarovskit

QËNDRONI TË LIDHUR