Pendarovski në Nju -Jork në takim me Juri Kim dhe Xhim O'Brajan nga Departamenti Amerikan i Shtetit
- - Presidenti Stevo Pendarovski sot në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, u takua me Juri Kim, zëvendës ndihmës sekretare e shtetit për Evropë dhe Euroazi dhe Xhim O'Brajan, Shef i Zyrës për Koordinimin e Sanksioneve në Departamentit Amerikan të Shtetit.
- Post By Sara Ademi
- 19:49, 22 shtator, 2023
Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, u takua me Juri Kim, zëvendës ndihmës sekretare e shtetit për Evropë dhe Euroazi dhe Xhim O'Brajan, Shef i Zyrës për Koordinimin e Sanksioneve në Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i presidentit, është biseduar për gjendjet aktuale lidhur me integrimet evropiane të vendit, për përparimin reformues, si dhe për gjendjet politike në vend dhe rajon. Bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të mbahet fokusi i reformave, si dhe gatishmëria për udhëheqjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
"Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Ameirkës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç'rast presidenti Pendarovski falënderoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si përcaktim strategjik të shoqërisë së Maqedonisë", qëndron në kumtesë. sa/
Foto: Kabineti i presidentit