• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Në këtë moment nuk ka dy të tretat, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë, opozita të tregojë çfarë alternative ofron

Pendarovski: Në këtë moment nuk ka dy të tretat, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë, opozita të tregojë çfarë alternative ofron

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Me votimin e sotëm "kundër" që gjatë konfirmimit të rendit të ditës, opozita konfirmoi se në vendin tonë ka dështuar koncepti i BE-së, vlerësoi sonte presidenti, Stevo Pendarovski.

Sipas tij, opozita duhet të thotë se çfarë alternative ofron dhe çka propozon nëse është kundër ndryshimeve kushtetuese. Për pendarovskin është e paqartë edhe si opozita po tenton të tallet me një vend aq të fuqishëm të BE-së, siç është Franca dhe të thotë se ajo që është në tavolinë nuk është propozim francez dhe kornizë evropiane, por diktat bullgar.

Pendarovski vlerëson se nuk ka humbur legjitimiteti i Qeverisë pas seancës së sotme kuvendore.

"Qartë është se shumica parlamentare në këtë moment nuk ka dy të tretat, por kjo nuk do të thotë edhe se nuk do t'i ketë. Opozita me votimin 'kundër' që gjatë konfirmimit të rendit të ditës, konfirmoi se në vend ka dështuar koncepti i BE-së. Çka tjetër është ofruar nga ana e opozitës? Lëvizje e të painkuadruarve? Neutralitet? Është turp dhe dështuese të thuhet kjo nga cilado strukturë politike", tha mes tjerash Pendarovski në TV Sitel.

Krejtësisht ishte e pritur, shtoi ai, që kur të vijë deri te votimi për hapjen e procedurës në Parlament, spikeri ta anulojë atë seancë.

"E kemi ndjekur seancën e Kuvendit të gjithë. Shohim se megjthatë opozita nuk heq dorë nga pozitat të cilat tërë vitin i publikojnë në opinion, e madje ka edhe deputetë nga pushteti të cilët sot - dikush nuk e ka shtypur butonin, dikush pikërisht sot nuk arriti të vijë në seancë. Çfarë sinjali është seanca e sotme? Mendoj se seanca e sotme, posaçërisht votimi kur u konfirmua rendi i ditës me 70 vota e konfirmon atë që të gjithë e kemi ditur më herët. Do të thotë, qe edhe të votohej sot, qartë është se dy të tretat nuk i ka në këtë moment shumica në pushtet, por nuk do të thotë se nuk do t'i ketë dhe qartë ishte që kur të vijë deri te votimi për hapjen e procedurës në Parlament, spikeri ta anulojë atë seancë", tha Pendarovski.

Ai është decid se konferenca e dytë do të fillojë atëherë kur ta përfundojmë çështjen me Kushtetutën.

"Sot nuk është çështja nëse do të ketë kërkesa apo protokolle të reja. Sot çështja për të cilën votojmë është nëse t'i vendosim bullgarët në Kushtetutë. Për atë flasim sot dhe vlerësoj se opozita nuk ka të drejtë. E dimë ku ishim para tre viteve lidhur me kërkesat bullgare, e ku jemi sot", tha presidenti Pendarovski. bsh/

Foto: Print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR