• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski mori pjesë në stërvitjen e armatës në kazermën "Heroi i popullit Strasho Pinxhur" në Petrovec

Pendarovski mori pjesë në stërvitjen e armatës në kazermën

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në kazermën "Heroi i popullit Strasho Pinxhur" në Petrovec mori pjesë në stërvitjen metodike treguese me temë "Togë e lehtë këmbësorike në kryerjen e detyrave dedikuese: patrullim, pastrim i drejtimit rrugor dhe reagim i kontaktit", kumtoi Kabineti i tij.

Stërvitjen e kryen rreth 100 pjesëtarë të Brigadës së parë këmbësorike të Armatës. Skenari i stërvitjes përfshiu çminim të drejtimit rrugor gjatë kryerjes së patrullimit dhe simulim i kontaktit me forcat armiqësore dhe neutralizimin e tyre. Përmes stërvitjes, njëkohësisht, u prezantua një pjesë e pajisjes së re dhe armatimi personal i grupit të lehtë këmbësorik të batalionit.

Siç ceket në kumtesë, presidenti Pendarovski vlerësoi se realizimi i sukseshëm i stërvitjes është edhe një tregues për profesionalitetin, përkushtimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Armatës, si partner i besueshëm në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe i riafirmoi angazhimet dhe pritjet e veta për modernizim të mëtutjeshëm të Armatës edhe në vitet e ardhshme. ab/

Fotо: Kabineti i presidentit të shtetit

QËNDRONI TË LIDHUR