• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski mori pjesë në kurorëzimin e mbretit britanik Mbretit Çarllsi i Tretë dhe Mbretëreshës Kamila

Pendarovski mori pjesë në kurorëzimin e mbretit britanik Mbretit Çarllsi i Tretë dhe Mbretëreshës Kamila

Shkup, 6 maj 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, sot mori pjesë në ceremoninë solemne të kurorëzimit të Lartmadhërisë së tij Mbretit Çarllsi i Tretë dhe Mbretëreshës Kamila në Kishën e Uestminsterit në Londër. 

Siç bënë të ditur nga kabineti i tij, Pendarovski me bashkëshorten mbrëmë morën pjesë edhe në pritjen në Pallatin e Bakingamit, i organizuar nga Mbreti Çarllsi i Tretë për mysafirët e huaj - shefa të shteteve me të cilët Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore ka marrëdhënie diplomatike, për përfaqësues të rajoneve britanike dhe territore tejoqeanike, si dhe për anëtarë të familjes mbretërore dhe Qeverisë britanike. 

"Presidenti dhe bashkëshortja morën pjesë në ngjarjet në Londër duke iu përgjigjur ftesës dërguar krerëve të shteteve nga pala britanike. Marrëdhëniet maqedonase-britanike bazohen në vlera të përbashkëta dhe universale dhe janë përmirësuar vazhdimisht që nga pavarësia jonë. Në vitin 2023, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar do të shënojnë përvjetorin e tri dekadave nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike", thuhet në deklaratën e kabinetit të Pendarovskit. fc/

Fotografia: Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut 

Video: Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut 

QËNDRONI TË LIDHUR