• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: M-NAV-it i duhet një "remont" i përgjithshëm

Pendarovski: M-NAV-it i duhet një

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) – Zhvillimet e fundit në M-NAV ishin absurditet. Nuk më ka ndodhur që ditën kur ka ndodhur ai konfrontim fizik të më kërkojnë ambasadorët kyç në Shkup. Kishte përfaqësues të lartë të NATO-s të cilët pyesnin nëse qielli është i sigurt për aeroplanët e NATO-s, tha sonte presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë pjesëmarjes në TV Sitell.

Pendarovski theksoi se gjatë asaj periudhe në ato 20 deri 30 fluturime apo aterime ka pasur dy aeroplanë të NATO-s. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të keni garanci për sigurinë e atyre njerëzve. Por është mirë që qeveria ndërhyri në pastrimin e kësaj situate, tha i pari i shtetit.

I pyetur për emrat e drejtorëve të rinj të M-NAV, për propozimin e fundit për njeriun e parë të M-NAV i cili ishte i afërm i Ali Ahmetit, si dhe për faktin se BDI mbetet në krye të atij institucioni, Pendarovski u përgjigj se nuk mendon se vetëm BDI është në krye të atij institucioni. Theksoi se nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur në Qeveri në orët e fundit, por, siç ka theksuar, "organet ekzekutive duhet të hyjnë në procesin e zbardhjes së atij rasti".

Sipas tij, M - NAV ka nevojë për një rregullim të përgjithshëm.

Pendarovski theksoi se pakënaqësia e kontrollorëve të komunikacionit ajror zgjat një kohë të gjatë dhe rikujtoi se sindikata e tyre ka reaguar edhe para një apo dy vitesh, kur në konkursin danez kishte përpjekje për punësim të kuadrove të pakualifikuar.

"Bëhet fjalë për një pjesë të infrastrukturës kritike. Në të shihet me vëmendje të veçantë. Ekziston ligj i veçantë për atë infrastrukturë kritike. Ne jemi anëtare e NATO-s dhe nuk guxon të lejohet një skandal i tillë. Në ambientet e asaj pjese të infrastrukturës kritike njerëzit të konfrontohen fizikisht si të ishte një kafene. Mendoj se duhet të nisemi nga këtu dhe organet ekzekutive, para së gjithash Qeveria të hyjë në procesin e zbardhjes. Njëra është prokuroria, tjetra është procedura disiplinore, e treta është politika kadrovike. Mendoj se ai institucion është i pjekur për një rregullim të përgjithshëm", theksoi Pendarovski.

Ai ka theksuar se si faktor politik nuk guxon të përzihet në ato procedura, por informoi se sipas pamjeve të siguruara bëhet fjalë për konfrontim fizik... Çfarë ka ndodhur, thekson Pendarovski, është punë e prokurorisë, por nuk bëhet fjalë vetëm për grindje.

Presidenti Pendarovski mes tjerash thekson se partizimi është kancer i shoqërisë në vend, ndërsa ende në fuqi kemi balancuesin etnik. 

Foto: Print skrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR