Pendarovski me apel për Bullgarinë: Izoloni politikisht njerëzit që nuk duan marrëdhënie të mira fqinje
- Izoloni politikisht njerëzit që nuk duan marrëdhënie të mira fqinje, ne e bëjmë dhe do ta bëjmë në vendin tonë. Maqedonia nuk është armiku juaj, por ky shtet ka ligje, ka dinjitet dhe kur të
- Post By Qefsere Abduli
- 20:02, 23 janar, 2023
Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Izoloni politikisht njerëzit që nuk duan marrëdhënie të mira fqinje, ne e bëjmë dhe do ta bëjmë në vendin tonë. Maqedonia nuk është armiku juaj, por ky shtet ka ligje, ka dinjitet dhe kur të kalohen ata kufij ne gjithmonë do të reagojmë për t'u mbrojtur, apelon presidenti Stevo Pendarovski tek institucionet kompetente në Bullgari pas seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë.
Ai theksoi se çdo shtet serioz në botë po e bën të njëjtën gjë, përfshirë edhe Bullgarinë.
"Propozoj, në periudhën e ardhshme, një koordinim shumë më të mirë ndërmjet institucioneve kompetente të dy vendeve, për të mos lejuar që agjenda evropiane dhe marrëdhëniet dypalëshe të bëhen viktimë e politikave anakronike nacionaliste dhe populiste nga të dyja palët", theksoi presidenti. qa/shk/