• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski: Kriza është mundësi për të forcuar arkitekturën tonë energjetike

Pendarovski: Kriza është mundësi për të forcuar arkitekturën tonë energjetike
Shkup, 14 shtator 2022 (MIA) - Kriza është edhe mundësi për të forcuar arkitekturën tonë energjetike duke investuar në sigurinë afatgjate energjetike, qasshmërinë dhe qëndrueshmërinë, deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në hapjen solemne të "Ditët e grupit EVN-së". Duke folur për krizën me qasshmërinë tek energjia, qëndrueshmërinë mjedisore dhe sigurinë energjetike, presidenti Pendarovski vlerësoi se si një ekonomi e vogël dhe e hapur me varësi të madhe energjetike, Maqedonia e Veriut është e cenueshme ndaj këtyre proceseve. Sipas Pendarovskit, sistemi energjetik i Maqedonisë së Veriut nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike për nevojat e veta dhe ai përmendi nivelin e ulët afatgjatë të investimeve në kapacitete energjetike, rritjen e pandalshme të kërkesës për energji elektrike në epokën digjitale dhe zakonet e paqëndrueshme energjetike të disa qytetarë si arsye. Nga Kabineti i presidentit informojnë se ai ka përcjellë pikat kryesore të planit të Qeverisë për përballjen me krizën – importin urgjent të resurseve të nevojshme, rritjen e prodhimit vendor dhe uljen e konsumit. E vetmja mënyrë për t'i tejkaluar këto sfida, siç theksoi ai, është nëse jemi të gjithë së bashku, dhe bashkëpunimin me EVN Maqedonia, e konsideroi të rëndësishëm si kurrë më parë. EVN Maqedonia, tha Pendarovski, është hallkë kyçe në sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe është një nga investitorët, punëdhënësit dhe taksapaguesit më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, presidenti theksoi edhe mbështetjen që kompania ofron për realizimin e disa projekteve, si programi "Menaxherë të rinj dhe biznes liderë" dhe aksioni bamirës "Vullnetarizmi për një shoqëri solidare", si dhe mbështetjen në përgatitja e "MKD 2030" si kornizë strategjike për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut deri në fund të kësaj dekade. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR