• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Pendarovski: Kërkesa e fundit është që bullgarët të jenë vetëm në Preambulën e Kushtetutës

Pendarovski: Kërkesa e fundit është që bullgarët të jenë vetëm në Preambulën e Kushtetutës
Shkup, 3 korrik 2022 (MIA) – Kërkesa eksplicite e ambasadorit të tyre në Bruksel, para të gjithë ambasadorëve tjerë të vendeve anëtare, është që bullgarët të jenë gjithkund në kushtetutë. Kërkesa e tyre e fundit, më thonë nga Qeveria dhe Ministria e jonë dhe kjo tashmë është harmonizuar, është që bullgarët të jenë vetëm në Preambulë, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në pyetjen se në cilën pjesë të Kushtetutës do të përfaqësoheshin bullgarët. Si dhe çdokush tjetër, tha shefi i shtetit, nuk mund të bëhet precedent dhe nuk mundet në Kushtetutë të vendosen bullgarët aty ku nuk janë edhe popujt tjerë. “Por, kjo është e fundit dhe kërkojnë të jenë vetëm pjesë e Preambulës. Ndryshe, kjo, edhe për të gjithë popujt tjerë, është element konstituiv dhe këtu nuk ka dilemë. Do të thotë në atë normativ...Nëse pranohet kjo e tëra, me siguri do të ketë edhe ndryshim në pjesën normative të Kushtetutës, e cila quhet Komitet i bashkësive, ku supozoj se do të ketë vend edhe për bullgarët. Vetëm aty do të përmenden në pjesën normative, si dhe të gjithë tjerët që i kemi në Preambulën e Kushtetutës”, tha Pendarovski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR