• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Lituanisë, Eduard Borisovas

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Lituanisë, Eduard Borisovas

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Eduard Borisovas, ambasador i sapemëruar i Lituanisë në Maqedoninë e Veriut, me seli në Zagreb. 

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç njoftuan nga kabineti i tij, shprehu kënaqësi për marrëdhëniet shumë të zhvilluara dypalëshe ndërmjet dy vendeve mike, të cilat vlerësoi se i karakterizon dialog intensiv politik dhe marrëdhënie partneriteti, me shpresë për bashkëpunim më të madh tregtar dhe ekonomik.

"Me hapjen e zyrës në Shkup të Ambasadës së Lituanisë nga Zagrebi, në nëntor të vitit 2023, presim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale ndërmjet vendeve tona. Në këtë këndvështrim, shpresojmë se zyra e sapohapur në një të ardhme të afërt do të shndërrohet në ambasadë, që do të jetë edhe ambasada e parë në Shkup e një vendi baltik", tha presidenti Pendarovski.

Duke theksuar se Lituania është partnere e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut në kuadër të NATO-s, presidenti Pendarovski ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e parezervë dhe të zëshme të cilën Republika e Lituanisë në vazhdimësi e jep për procesin tonë euro-integrues. 

Ambasadori Borisovas, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale ka shprehur bindje të fuqishme se për Evropë të sigurt është e nevojshme arkitekturë e fuqishme e sigurisë, në të cilën edhe vendet e mëdha dhe të vogla do të ndjehen veçanërisht të mbrojtur me të drejtën ndërkombëtare, nën kulmin e ombrellës së sigurisë së NATO-s. 

"Të bashkuar nga qëllimet e përbashkëta për arritjen e një Evrope të sigurt, të bashkuar dhe të begatë, qëndrimi i Lituanisë është i vendosur dhe i qartë: Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne jemi të gatshëm të mbështesim përpjekjet e vendit tuaj dhe të vazhdojmë të ndajmë ekspertizën tonë për integrimin në BE", tha ambasadori Borisovas.

Presidenti Pendarovski ambasadorit Borisovas, siç është bërë e ditur në kumtesë, i dëshiroi realizim me sukses të funksionit me përgjegjësi. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR