• e martë, 24 dhjetor 2024

Pendarovski i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së për takime të fshehta për amnisti të politikanëve

Pendarovski i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së për takime të fshehta për amnisti të politikanëve

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Nëse zotëri Hriatian Mickoski pohon se ka pasur takime të fshehta, nuk do të ishte keq të ofrojë një dëshmi në atë drejtim, se diçka e tillë ka ndodhur, jo vetëm të ritregojë mihabete të çarshisë, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, lidhur me akuzat nga lideri i opozitës për negociata të fshehta për amnisti të politikanëve.

Në tubimin e sontëm në Gazi Babë, Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, tha se nuk ka pasur takime të fshehta.

"Takime të fshehta nuk ka pasur tek unë, megjithatë, nëse ofron dëshmi në atë kuptim, ndërkaq unë pohoj se diçka e tillë nuk ekziston, atëherë unë mund ta pyes atë nëse e intereson se kush ka kërkuar pritje tek unë. T'i tregoj data, emra dhe mbiemra. Sepse bëhet fjalë për bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, mund të them edhe çka kanë kërkuar nga unë, në atë drejtim", tha presidenti.

Shtoi se disa prej tyre janë mes bartsëve më të lartë të listave për deputetë.

"Bashkëpunëtorët e tij më të afërt para dy viteve e gjysmë kërkuan pranim tek unë, u pritën, unë do t'i them se çka biseduam saktësisht", shtoi Pendarovski. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR