• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski i dekoroi anëtarët e grupit legjendar "Leb i sol"

Pendarovski i dekoroi anëtarët e grupit legjendar

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Presidenti Stevo pendarovski sonte në ceremoni solemne në Vilën Vodno i dekoroi Bodan Arsovskin, Kokan Dimushevskin, Vllatko Stefanovskin dhe Garabet Tavitian me Dekoratën për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë, Pendarovski theksoi se "mes dëshmive të shumta, të pakontestueshme për atë se cilët jemi ne maqedonasit, mjafton ta citojmë krijimtarinë dhe trashëgiminë muzikore të grupit "Leb i sol" të cilët edhe në shekullin 21 vazhdon t'i inspirojë muzikantët për të hulumtuar fusha të reja përderisa i respektojnë rrënjët e veta".

Presidenti u shpreh se flasim për trashëgimi nacionale e cila kohë më parë është rrjetëzuar në ADN-në kulturore dhe sociale të shtetit tonë, të popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve tanë.

Ai theksoi se që nga albuni i tyre i parë i publikuar në vitin e largët 1978, "Leb i sol" ishin definuar si virtuozë të vërtetë instrumental dhe pionierë në atë që kritikët e quajtën "world music fusion" - rok i kombinuar, xhaz dhe ritme tradicionale maqeodnase, me atë rast, duke krijuar muzikë e cila që larg i tejkaloi kufijtë e kohës.

Viteve të fundit, theksoi pendarovski, të provokuar nga ata të cilët nuk janë të sigurt për identitetin e vet, shumë kohë humbëm kot në debate për identitetin tonë nacional, edhe pse ai është rrumbullakësuar që nga kohët e hershme. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR