• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski i dënoi ngjarjet në M-NAV, e mbështet Qeverinë për ndërrimin e menaxhmentit dhe MPB-në në zbardhjen e rastit

Pendarovski i dënoi ngjarjet në M-NAV,  e mbështet Qeverinë për ndërrimin e menaxhmentit dhe MPB-në në zbardhjen e rastit

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski e dënon me vendosmëri sjelljen e dhunshme në M-NAVnga ana e të punësuarve të atij institucioni dhe personave të tjerë, të cilët kanë hyrë pa leje në objektet e tyre, njoftoi pasdite Kabineti i presidentit të shtetit.

Në të njëjtën kohë, Pendarovski e përkrah iniciativën e Qeverisë, e cila paralajmëron ndryshimin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilët janë drejtpërdrejt përgjegjës për gjendjen në institucion, puna e së cilës, siç thekson është "thelbësore për zhvillimin e sigurt të trafikut ajror”.

"Ministria e Punëve të Brendshme poashtu ka mbështetjen e plotë të presidentit Pendarovski që sa më shpejt të sqarohet incidenti i ndodhur në M-NAV, duke pasur parasysh se ka ndodhur në një objekt që është pjesë e infrastrukturës kritike të vendit gjatë kualifikimit të veprimeve kundërligjore duhet të merren parasysh kërcënimet e mundshme për sigurinë në trafikun ajror ndërkombëtar", njoftoi Kabineti i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski tha se “asnjë interes politik apo personale nuk mund të jetë mbi rendin dhe funksionimin e papenguar të institucioneve”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR