• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski hoqi dorë nga pensioni shtetëror, do të ketë zyrë me tre të punësuar

Pendarovski hoqi dorë nga pensioni shtetëror, do të ketë zyrë me tre të punësuar

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Ish presidenti Stevo Pendarovski hoqi dorë nga e drejta e shfrytëzimit të pensionit shtetëror, dhe ka vendosur t'i kthehet karrierës akademike. 

"Si ish president, Pendarovski nuk do ta shfrytëzojë pensionin shtetëror i cili i takon sipas ligjit, sepse tashmë iu kthye karrierës së tij akademike si profesor në Universitetin Amerikan Kolexh në Shkup", konfirmuan për MIA-n nga ekipi i tij.

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojnë ta sigurojnë ish presidentin në përputhje me vlerësimet e sigurisë që i bëjnë. 

Pendarovski do të shfrytëzojë edhe zyrë me tre të punësuar nga ish kabineti i tij.

"Lidhur me mbështetjen administrative dhe logjistike e cila i nevojitet për takimet me ish krerë shtetëror dhe aktual dhe për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare presidenti Pendarovski kërkoi nga institucionet shtetërore që përkohësisht të shfrytëzojë zyrë, por, pasi nuk ekziston praktikë e tillë dhe bazë ligjore, Pendarovski në të ardhmen do ta shfrytëzojë të drejtën që të hapë zyrë, ku tre nga të punësuarit e tanishëm në Kabinet, do të angazhohen në mbështetje të atyre aktiviteteve të ish presidentit", bëhet e ditur në deklaratën për MIA-n.

Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij, Pendarovski ka të drejtë të pensionit vlera e të cilit është e barabartë me vlerën e pagës të cilën e merr shefi i shtetit, për hapësira të zyrave me më së shumti tre bashkëpunëtorë profesional, sigurim personal, si dhe të drejtën e shfrytëzimit të veturës zyrtare dhe shoferit në bazë të rregullave të cilat i sjell ministri i punëve të brendshme. 

Të drejtat të cilat dalin nga funksioni më i lartë shtetëror i shfrytëzojnë ish presidentët Branko Cërvenkovski dhe Gjorge Ivanov. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR