• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski: Gjuha maqedonase është mbrojtësi i identitetit tonë, aktualitet dhe ardhmëri., rrënjë e qenies sonë

Pendarovski: Gjuha maqedonase është mbrojtësi i identitetit tonë, aktualitet dhe ardhmëri., rrënjë e qenies sonë

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Sot e shënojmë 5 Majin - Ditën e gjuhës maqedonase, mbrojtës të identitetit tonë, aktualitet dhe ardhmëri, rrënjët e qenies sonë, ditën kur e festojmë veçantinë tonë. Sot i shprehim respekt gjuhës maqedonase, e cila është rojtar e memories sonë kolektive, përkujtim i përjetshëm i ekzistimit tonë dhe krenarisë linguistike, ka shkruar në porosinë me këtë rast presidenti, Stevo Pendarovski.

Ai me këtë rast porosit që të mos i harrojmë paraardhësit tanë dhe luftën e tyre për dëshmimin e veçantisë së gjuhës maqedonase.

"I përkujtojmë të gjithë, të cilët me veprën e tyre, nëpër shekuj janë instaluar në gjuhën maqedonase. Mes tyre është Kërste Petrkov Misirkov, i cili thoshte se gjuha është pasuri shpirtërore. Me pietet e përmendim kodifikuesin e gjuhës maqedonase, Bllazhe Koneski, i cili na mësonte se gjuha është atdheu i ynë i vetëm i pandarë", ka shkruar mes tjerash, Pendarovski. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR