• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski foli në panel-diskutimin “Fokus në Ballkan” në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Pendarovski foli në panel-diskutimin “Fokus në Ballkan” në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Perspektivat për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për zhbllokimin e procesit ishin tema kryesore e panelit "Fokus në Ballkan" në kuadër të të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, në të cilën foli edhe presidenti Stevo Pendarovski. Në këtë panel-diskutim kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe senatorja amerikane, Xhejn Shahin, anëtare e Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare të Senatit të SHBA-së.

Nga kabineti i Pendarovskit informojnë se lidhur me perspektivat për ndryshimin e Kushtetutës, si pengesë për vazhdimin e mëtutjeshëm të integrimeve tona, presidenti Pendarovski ka thënë se deri në mbajtjen e zgjedhjeve kjo nuk do të jetë e mundur, sepse vendi tashmë është në të ashtuquajturën fazë teknike me formimin e qeverisë kalimtare, detyra e vetme e së cilës është organizimi i zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

"Presidenti Pendarovski vuri në dukje rënien e interesimit për BE-në në rajon, duke përmendur shembullin e Maqedonisë, se edhe pas kompromiseve të vështira, vendi nuk ka bërë përparim në integrimin e saj në BE.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk është çështje e ditës vite më parë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bllokimi i rrugës drejt BE-së sjell polarizim mes vetë qytetarëve tonë në raport me BE-në, jo vetëm në baza etnike, theksojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Folësit e panelit, siç thonë, theksuan nevojën për të ofruar një perspektivë të qartë evropiane për vendet kandidate për anëtarësim në BE, e cila do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.

Në këtë ngjarje u theksua edhe rëndësia e mbështetjes që SHBA-ja i jep procesit të integrimit europian të vendeve të rajonit dhe për vazhdimin e agjendës së reformave në këtë kontekst. ls/ 

Foto: Kabineti i Pendarovskit 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR