• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Epifania - Uji i Bekuar të na japë forcë dhe mendim të mirë dhe të punojmë për prosperitetin e shtetit

Pendarovski: Epifania - Uji i Bekuar të na japë forcë dhe mendim të mirë dhe të punojmë për prosperitetin e shtetit

 Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë të Epifanisë - Ujit t; Bekuar, uron të gjithë qytetarët që festojnë festën dhe kryetarit të Kishës Ortodokse  Maqedonase  - Dioqeza e Ohrit, z.z. Stefan.

 "Dhe këtë vit në festën e madhe sërish do ta  dëshmojmë sakramentin e pagëzimit. Në tubimet madhështore pranë ujërave tona, ashtu siç mbushen brigjet me besimtarë, ashtu edhe zemrat tona të mbushen me besim, shpresë dhe dashuri. Epifania  - Uji i Bekuar të na japë forcë, përulësi dhe mendime të mira për të përballuar të gjitha sprovat që na presin në vitin që sapo ka filluar dhe të punojmë së bashku për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Të jemi të kujdesshëm dhe të mëshirshëm dhe të mbështesim njëri-tjetrin, duke dhuruar vazhdimisht dashuri dhe duke shpërndarë energji pozitive", thuhet në urimin nga presidenti Pendarovski.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR