• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Edhe pushteti edhe opozita heshtën për rritjen e pagave të funksionarëve prej 78 për qind

Pendarovski: Edhe pushteti edhe opozita heshtën për rritjen e pagave të funksionarëve prej 78 për qind

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sonte theksoi se sa më shpejtë nevojitet që Qeveria të propozojë zgjidhje ligjore për uljen e pagave të funksionarëve, duke theksuar se gjashtë muaj pritet që Qeveria të propozojë zgjidhje për pagat e funksionarëve të cilat janë rritur për 78 për qind.

Po ashtu, Pendarovski në intervistën për “Klik plus” në TV21 theksoi se është e nevojshme që opozita të mbështesë zgjidhjen për uljen e pagave të funksionarëve

"Kam reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave. Nuk thash që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mos respektohen. Bëhet fjalë për rritje enorme dhe e dimë se në çfarë gjendje jemi që nga lufta në Ukrainë, inflacioni...," tha Pendarovski.

Ai thotë se politikanët nuk jetojnë keq në vend.

"Kam kërkuar që të bëhet diçka që të ndryshohen koeficientet me të cilët marrim pagat dhe të nivelizohen pagat në nivel shtetëror, sepse është e palejueshme që një drejtor i ndonjë Ndërmarrjeje publike të marrë 2-3 herë pagë më të lartë se presidenti apo kryeministri. Në Gjykatën Kushtetuese vendimi është në mars, gjashtë muaj presim që Qeveria të propozojë ligj për uljen e pagave dhe nuk e di pse pritet dhe ta miratojmë sa më shpejtë. Dhe të mos presim reagime me rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pushteti edhe opozita heshtën", tha Pendarovski.

Pres, shton presidenti dhe kërkoj uljen e 78 për qind të pagave të funksionarëve, përfshirë edhe timen. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR