• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: E rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor është të ketë prani më të madhe evropiane

Pendarovski: E rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor është të ketë prani më të madhe evropiane

Shkup, 17 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të Konferencës së 60-të të sigurisë në Mynih, mbrëmë mori pjesë në debatin e titulluar "A është Ballkani Perëndimor pjesë e fotografisë së madhe? Hartimi i arkitekturës së re evropiane të sigurisë", organizuar nga Qendra për politika të sigurisë nga Beogradi dhe Qendra për politika të sigurisë nga Gjeneva.

Në diskutimin, presidenti Pendarovski iu referua situatave aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasojave në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, si dhe të ardhmes së rajonit lidhur me sfidat e ardhshme. Presidenti theksoi se është interes të paqes dhe stabilitetit në Evropë, është e nevojshme të ruhet kohezioni në bllokun euroatlantik dhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

"Në atë drejtim, u rikonfirmua nevoja për integrim të përshpejtuar dhe të pandërprerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një faktor kyç jo vetëm për proceset politike dhe agjendën e reformave, por edhe për sigurinë e përgjithshme, duke theksuar se në kohë krizash të shumëfishta dhe një arkitekturë e lëkundur e sigurisë, e rëndësishmë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor është që të ketë një prani më të madhe evropiane në rajon", transmeton në kumtesën Kabineti i Presidentit.

Në kontekst të krizave të sigurisë, u shkëmbyen mendime edhe për konfliktin më aktual botëror aktualisht në Lindjen e Afërt, si dhe për pasojat e tij globale.

Në diskutimin morën pjesë ambasadori Rajner Rudolf, zëvendëskryesuesi me Konferencën e sigurisë në Mynih, ministrja federlae e Austrisë për Çështje Evropiane, Karolina Edshtadler, Kiril Petkov, ish-kryeministër i Bullgarisë dhe deputet aktual në parlamentin bullgar, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkua për Ballkanin Perëndimor, Lorj Stjuart Piç, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid. Morën pjesë edhe Stefano Sanino, sekretar i përgjithshëm i Shërbimit evropian për Punë të Jashtme, deputeti francez, Benxhamin Hadad, Daniela Shvarcer nga fondacioni "Bertelsman", sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu, drejtori i Qendrës për politika të sigurisë nga Gjeneva, Majda Rute nga Këshilli Evropian për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Sërgjan Cvijiq nga Qendra për politika të sigurisë nga Beogradi. ls/

Foto: Kabineti i Presidentit

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR