• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Pendarovski e përshëndeti vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Pendarovski e përshëndeti vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski e përshëndeti vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të marrë mëngjesin e sotëm me të cilin refuzohet padia kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, presidenti e shqyrtoi me ekipin këshillues dhe konsideron se të gjithë ata që janë prekur nga procedurat e nisura nga ana e Prokurorisë dhe gjykatave në shtet duhet të drejtat e tyre t'i realizojnë para institucioneve të vendit, siç është theksuar edhe në vendimin e Gjykatës në Strasburg. Në këtë kuptim, të gjitha procedurat para gjykatave vendore vazhdojnë deri në përfundimin e tyre përfundimtar, gjegjësisht shterjen e të gjitha mjeteve juridike në përputhje me rregulloret ligjore të shtetit tonë", thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit Pendarovski. 

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e hodhi poshtë si të papranueshme ankesën për anulimin e abolimit të ish-presidentit Gjorge Ivanov nga viti 2016, me të cilin u falën  56 persona të dyshuar dhe të dënuar në disa raste të udhëhequra nga Prokuroria Speciale Publike, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve në qeverinë e tij Mile Janakieski, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish-drejtori i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe funksionarë të tjerë shtetërorë të atëhershëm. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR