• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski do t'ia ndajë mandatin Xhaferit për Qeverinë teknike

Pendarovski do t'ia ndajë mandatin Xhaferit për Qeverinë teknike

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në orën 15:00, do t'ia ndajë mandatin Talat Xhaferit, për formimin e Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve të deputetëve. 

Kuvendi në kuadër të mbledhjes së 139-të i konstatoi dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të Talat Xhaferit, kryetar i Kuvendit. Në Parlament zhvillohet debat para se të fillojë votimi për propozimin që Jovan Mitrevski të jetë kryetar i Kuvendit. 

Seanca për zgjedhjen e Qeverisë teknike, përbërja e të cilës tashmë dihet, duhet të caktohet për të dielën më 28 janar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR