• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin "Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor" në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin

 Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të Takimit të 54-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot pasdite do të flasë në sesionin "Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor".

Në fokus të debatit, siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, pritet të jenë perspektivat për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, gatishmëria e tyre për reralizimin e reformave, pritjet nga zgjedhjet evropiane, përmirësimi i integrimit ekonomik të rajonit dhe rritja e tij. 

 Në sesion pritet të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive dhe ministra të vendeve të rajonit dhe më gjerë të Evropës, si dhe përfaqësues të biznesit dhe sektorit joqeveritar.

 Mes folësve të paralajmëruar në sesion janë edhe Mirek Dushek, drejtor i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende,  kryetar i Forumit Ekonomik Botëror, Ursula fon der Lajeni, kryetare e Komisionit Evropian, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Milojko Spajiq, kryeministër i Malit të Zi, Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, Irakli Garibashvili, kryeministër i Gjeorgjisë, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Dorin Recean, kryeministër i Moldavisë, Tanja Fajon, zëvendëskryeministre dhe MPJ e Sllovenisë, Aleksandar Shallenberg, ministër federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminica Odobescu, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR