• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski dha urdhër për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve për ndihmë Sllovenisë

Pendarovski dha urdhër për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve për ndihmë Sllovenisë

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, si komandant suprem i forcave të armatosura të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha urdhër shefit të Shtatmadhorisë së Armatës të ndërmerren masa për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve materiale-ushtarake të cilat së shpejti do të niseshin drejt Republikës së Sllovenisë për të ndihmuar në përballjen me pasojat nga vërshimet katastrofale të cilat e goditën vendin.

Siç ceket në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, presidenti Pendarovski paraprakisht në bisedë me presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar shprehi keqardhje dhe ngushëllime për Slloveninë dhe të gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet e pësuara në vërshimet të cilat ishin me përmasa të mëdha dhe shprehi gatishmëri për ndihmë.

"Sllovenia është mike e madhe e Maqedonisë së Veriut, shtëpi e shumë bashkëqytetarëve tanë, aleate e jona në NATO, shtet me të cilin bashkëpunojmë në disa procese dhe nisma, ndërsa synojmë të kemi edhe të ardhme të përbashkët në suaza të BE-së. Shoqëria e vendit tonë e kujton ndihmën të cilën Sllovenia na e dha në të kaluarën gjatë përballjes me fatkeqësitë natyrore dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në pajtim me nevojat e shprehura nga ana sllovene në kuadër të mundësive tona", ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentit Pendarovski. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR