• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Bashkësia turke jep kontribut unik drejt zhvillimit të atdheut tonë të përbashkët

Pendarovski: Bashkësia turke jep kontribut unik drejt zhvillimit të atdheut tonë të përbashkët

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit - Ditës së mësimit në gjuhën turke, u dërgoi urim pjesëtarëve të bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Më lejoni t'Ju uroj 21 Dhejtorin - Ditën e mësimit në gjuhën turke. Një prej vendimeve të para të Maqedonisë së KAÇKM-së ishte të mundësohet mësimi në gjuhën amtare për disa bashkësi, përfshirë edhe për atë turke. Në ditën e sotme, në vitin 1944 filloi mësimi në gjuhën turke në shkollën e Shkupit "Tefejuz" me çka është liruar potenciali i bashkësisë, duke e ruajtur identitetin e vet dhe duke zhvilluar kulturën e vet, të kontribuojë drejt të mirës së përgjithshme", shkruan Pendarovski në urim.

Rrënjët e festës së sotme, siç cekë presidenti, i paraprijnë jo vetëm shtetit bashkëkohor të Maqedonisë së Veriut, por edhe shtetit bashkëkohor të Turqisë. Këtë vit shënohen 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë dhe 95-vjetori i reformave gjuhësore dhe vendosjes së alfabetit të ti turk që për kohë të shkurtë mundësoi arsimimin masiv.

"Bashkësia turke jep kontribut unikat drejt ndërtimit dhe drejt zhvillimit të atdheut tonë të përbashkët dhe pasurimit të bashkëjetesës në shoqërinë tinë multietnike, multigjuhësore dhe multireligjioze. Edhe krahas sfidave në arsim dhe në sfera të tjera, prëfaqësuesit e bashkësisë turke në Maqedoni të Veriut japin kontribut të madh në çdo sferë, në arsim, shëndetësi, art dhe sport. Prandaj, shteti duhet t'i mënjanojë edhe pengesat e fundit për bashkëqytearët tanë turq, të mund ta realizojnë pa kurfarë problemi këtë të drejtë themelore të njeriut - arsimimin", thekson Pendarovski.

Shefi i shtetit thekson se përveç që me lojalitetin e vet kontribuon drejt atdheut tonë, bashkësia turke është edhe lidhje e fuqishme me Turqinë mike dhe vëllazërore. Ndërsa fryte të asaj miqësie, siç thekson Pendarovski, janë marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe mbështetja e ndërsjelltë, investimet e shumta, projektet e përbashkëta, donacionet për arsim, shkencë, shëndetësi dhe kulturë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 



 

QËNDRONI TË LIDHUR