• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për një vendim politik konkret (PLT)

Pendarovski: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për një vendim politik konkret (PLT)

 Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të tregojë kujdes më të madh për rajonin. Në samitin e ardhshëm të dhjetorit, Këshilli Evropian ka mundësi të marrë vendime për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, në vend që ta shtyjë këtë çështje për pas zgjedhjeve evropiane, tha presidenti Stevo Pendarovski, në Konferencën Rajonale "Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE-sfida dhe perspektiva", që mbahet sot në Shkup, në organizim të Klubit të Podgoricës dhe Federatës Universale të Paqes. 

Sipas Pendarovskit, është e pamohueshme që me statusin e kandidatit u jepet mbështetje simbolike Ukrainës dhe Moldavisë, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, dhe kjo është mirë, por, siç theksoi, Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por një vendim politik konkret.  

 Duke i bazuar vendimet e tij për Ukrainën dhe Moldavinë në arsyetimin gjeopolitik dhe jo në agjendën tradicionale të reformave dhe performancës, sipas Pendarovskit, Unioni ka filluar t'i ngjajë NATO-s. 

 

"Nëse BE-ja në të vërtetë ka ambicie të jetë lojtar gjeopolitik, së pari duhet të përmbyllet dhe të sigurojë hapësirë të saj gjeopolitike evropiane përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor", tha Pendarovski. 

 Pendarovski theksoi se me kalimin e viteve janë kristalizuar dy arsye kryesore të ngecjes.

 "Në një nga pikat kyçe të Agjendës së Selanikut, shtetet e rajonit u angazhuan të zhvillojnë luftë  kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin si pengesë kryesore për stabilitetin demokratik, sundimin e së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe përparimit të shoqërisë civile. Në vend të kësaj, korrupsioni është bërë një nga gjeneruesit kryesorë për largimin e të rinjve nga rajoni ynë, të cilët duan të jetojnë në vende dhe sisteme në të cilat mund të avancohen në karrierën e tyre, por në bazë në njohurive dhe aftësive e tyre. Arsyeja e dytë është se vetë Bashkimi Evropian nuk ishte plotësisht i fokusuar tek zgjerimi, duke lënë hapësirë ​​për forcimin e disa proceseve retrograde në disa nga shtetet e rajonit", shpjegoi ai.

 

Shtoi se me zgjerimin praktikisht të ngrirë, qytetarët filluan ta përjetojnë Unionin si një qëllim më të largët dhe të paarritshëm.

"Kryetarja e  Komisionit Evropian, shpesh e promovon idenë e BE-së si një lojtar gjeopolitik global. Por, nëse me të vërtetë ka ambicie për të qenë një lojtar gjeopolitik, BE-ja duhet së pari të përmbyllë dhe sigurojë hapësirë e saj gjeopolitike evropiane përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor", tha ai. 

Sipas Pendarovskit,  ngjarjet aktuale në Kosovë dhe proceset në Bosnjë e Hercegovinë janë një kujtesë se  nuk duhet të neglizhohen çështjet e hapura dhe pikat nevralgjike  që kanë potencial për të destabilizuar rajonin tonë, ndërsa përmes tij edhe vetë Unioni. 

 Theksoi se Bashkimi Evropian ka humbur shumë nga kredibiliteti  i tij pikërisht në rastin e Maqedonisë së Veriut.

 Ish-presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski në fjalimin e tij propozoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë nga Bashkimi Evropian integrim gradual para anëtarësimit të plotë.

 Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim, së bashku duhet t'i kërkojnë BE-së akses në tregun e përbashkët evropian dhe në fondet strukturore të Unionit. Jo si alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por si hap i ndërmjetëm që do të na përgatisë më tej për integrim të plotë, tha Cërvenkovski në konferencën rajonale "Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE - sfida dhe perspektiva", theksoi ai.

  

Vlerësoi se BEja në mënyrë deklarative angazhohet për zgjerim, por në realitet nuk është e gatshme për atë.

 Nga ana tjetër, ndërkaq,  ish-presidenti i Kroacisë, Stepan Mesiq, theksoi se paqja në rajonin tonë sërish përballet me sfida të rëndësishme të karakterot tjetër si nga ajo gjeopolitike, të emigrantëve deri te inflacioniste.

"Asnjë vend në Evropën Juglindore apo në Ballkan nuk është i interesuar të marrë pjesë në luftëra, megjithatë, lufta në Ukrainë imponoi një situatë në të cilën u kërkuan edhe nga vendet e rajonit të mos jenë neutrale dhe të zgjedhnin anë, që është një situatë që në vetvete shkakton ndarje dhe paqëndrueshmëri edhe në rajonin tonë,  dhe përkundër këtij trendi asnjë vend në rajon nuk e hodhi poshtë synimin prioritar të anëtarësimit në BE, megjithatë më duket se anëtarësimi po largohet pavarësisht nga gjithë mbështetjet që vijnë nga palë të ndryshme", theksoi Mesiq. 

 Shtoi se pranimi i vendeve si Ukraina dhe Moldavia në bllok do të thotë një lajm të keq për Ballkanin Perëndimor, duke sqaruar se një vendim i tillë mund të nënkuptojë një fazë tjetër të gjatë pritjeje për hyrje në BE.

 

Mikulash Xhurinda, ish-kryeministër i Sllovakisë, situatën e e vlerësoi si në momente depresive dhe tha se nuk është mirë që po lëviz në rreth, dhe kjo, siç theksoi, nuk është mirë.

"BE-ja nuk duhet të presë për zgjerim, vendet kandidate kanë nevojë nga zbatimi i reformave të nevojshme, reformat janë shumë të rëndësishme për vetë shtetet, siç ishte edhe me ne. Reformat ekonomike dhe politike janë shumë të rëndësishme sepse vendet duhet të jenë ekonomikisht konkurruese, në këtë drejtim i inkurajoj politikanët dhe liderët nga rajoni që të lëvizin më shpejt. Mësova shumë nga raste të ndryshme individuale, veçanërisht vitet e fundit duke ndjekur nga afër sfidat e ndryshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe besoj fuqimisht se është e mundur të përballemi me to. Njëherësh besoj se samiti i BE-së në dhjetor do të sjellë konkluzione të mira pozitive", vlerësoi Xhurinda. 

 Konferenca në Shkup është pjesë e ciklit të ngjarjeve lidhur me paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor të mbajtura në dy vitet e fundit në bashkëpunim me Klubin e Podgoricës dhe Federatën Universale të Paqes. 

Foto: Kabineti i Pendarovskit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR