• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Asnjëherë nuk kam kalkuluar me mbështetje për një mandat të ri

Pendarovski: Asnjëherë nuk kam kalkuluar me mbështetje për një mandat të ri

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Tani për tani nuk mendoj për mandat të dytë dhe asnjëherë nuk kam kalkuluar  me mbështetje për mandat të ri, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp. 

 "Para një dite përfundova  mandatin katërvjeçar, opinioni i Maqedonisë së Veriut  ka rast  çdo ditë ta  ndjekë sjelljen time. E di se disa herë për projekte të rëndësishme kam pasur mendim të kundërt nga Qeveria apo nga partitë në Qeverinë aktuale që më ka mbështetur në vitin 2014 dhe 2019. Nuk kam kalkuluar me mbështetje asnjëherë.  Dëgjoj se disa po mendojnë edhe në një drejtim të ngjashëm pak të modifikuar, për shkak se Behtel dhe Enka janë në prapavijë, nëse në qoftë se  unë nënshkruaj do ta marr mbështetjen nga Amerika dhe anasjelltas. Këto janë analiza për fëmijë, nuk kanë qenë kurrë të bazuara në realitet. Asnjëherë nuk kam menduar  në këtë mënyrë. Nëse është diçka në dobi të qytetarëve e nënshkruaj, nuk ka rëndësi kush ma propozon. Nëse është diçka kundër interesave të tyre, nuk di  kush të lajmërohet, nuk mund të ketë ndikim te unë. Në shumë raste kam treguar se mendoj me kokën time", thotë Pendarovski në pyetjen e gazetarëve nëse ka kalkuluar për mandat të ri me nënshkrimin e ligjeve në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d.

 Ai shton se këtë e ka thënë disa herë, që nga, siç theksoi, konferenca e famshme për shtyp në vitin 2019, kur u arrestua prokurori special publik i atëhershëm, e deri më sot ligji për ndërtimet pa leje, se nuk ka prag për një ndryshim të mundshëm në modelin zgjedhor ku do të mundeshin edhe  partitë më të vogla të hyjnë në Patlamernt dhe jo vetëm pragu i propozuar atëherë prej 4-5 për qind.

Për atë nëse ka frikë nga Oliver Spasovski si kandidat i mundshëm i pushtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shefi i shtetit thotë se më e rëndësishmja është besimi te vetja. 

 "Nëse ke frikë në jetë, nuk përfshihesh në asnjë punë, jo vetëm në politikë. Nëse ke frikë nga edikojsi, gjëja më e rëndësishme është të mos kesh frikë nga dikush, të kesh besim te vetja. Nëse vetë ndjehesh i gatshëm,  mendoj se nuk ekziston  frikë aq e madhe nga një oponent i mundshëm që mund t'ju pengojë ose të rrish në shtëpi të shohësh televizion", potencon Pendarovski. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR