• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Afati i fundit për votimin e ndryshimeve kushtetuese është 30 nëntori, kur përfundon skriningu

Pendarovski: Afati i fundit për votimin e ndryshimeve kushtetuese është 30 nëntori, kur përfundon skriningu

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Nuk besoj se votimi për ndryshimet kushtetuese do të jetë më 17 gusht, jo për arsye se janë pushimet kolektive në pyetje, por pasi nuk do të përfundojë debati. Edhe sikur të fillojë debati, nuk mund të përfundojë kaq shpejtë që të keni votim më 17 gusht. Vlerësimi im është se ose do të bëhet përpjekje serioze që të sigurohet shumicë prej dy të tretave ose nuk ka pse të fokusohemi në votim të shpejtë, kur në këtë moment është qartë se nuk ka shumicë prej dy të tretash në Kuvend, deklaroi sonte presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Pendarovski me qëndrimin se votim do të ketë atë moment kur të sigurohen 80 deputetë.

Ai në pjesëmarrjen në Televizionin Kanal 5 potencoi se afati i fundit për votim është 30 nëntori, kur përfundon skriningu. Më vonë se më 30 nëntor, nëse deri në atë moment nuk e ndryshojmë Kushtetutën, tha Pendarovski, në fuqi hyn bllokada.

"Sipas paralajmërimeve të Parlamentit, votimi i parë për ndryshimet kushtetuese mund të jetë më 17 gusht. Unë thashë se me siguri bëhet fjalë për keqkuptim në perceptimin e kësaj informate. Nuk mund të jetë kësisoj, jo pasi janë pushimet kolektive në pyetje, por pasi nuk do të përfundojë debati. Edhe sikur të fillojë nuk mund të përfundojë kaq shpejtë debati që të kemi votim më 17 gusht. Midis fazës së parë dhe të dytë ka fazë të dytë e quajtur debat publik. Sa do të zgjasë nuk është saktësuar, varet nga vendimi i spikerit se sa gjatë duhet të zgjasë. Më vonë se 30 nëntor, nëse deri në këtë moment nuk e ndryshojmë Kushtetutën, në fuqi hyn vetëm bllokada dhe nga 1 dhjetori skriningu ka përfunduar", sqaroi Pendarovski.

I pyetur nëse Mickoski do të ndryshojë mendje duke e pasur parasysh se akoma është me qëndrimin se është kundër ndryshimeve kushtetuese, Pendarovski u përgjigj se është mundur përmes bindjeve të shtyhet ky projekt strategjik.

"Është fakt se para një muaji në takimin e liderëve mes Kovaçevskit dhe Mickoskit, ka pasur ndryshim të qëndrimeve të Mickoskit. Më vonë ai i përsëriti qëndrimet e tij të vjetra, por ndoshta diçka e tillë në ndonjë formë, qoftë si Qeveri e përbashkët, ndoshta do të gjendet një mënyrë në të cilën mund ta shtyjmë këtë projekt strategjik. Nuk e di se si do të pozicionohet VMRO-DPMNE, por u befasova jashtëzakonisht nga qëndrimi i Mickoskit në atë takim liderësh", tha Pendarovski.

Për momentin, sipas Pendarovskit, nuk ekziston plan B, përveç që të bëhet kompromis për ndryshimet kushtetuese.

"Plan B kjo Qeveri nuk ka. Plani B është plani A, ndërsa ai është të përpiqemi të bëjmë kompromis. Nëse opozita mendon të vijë në pushtet dhe më pas në mënyrë serioze të mos përpiqen ta ndryshojnë Kushtetutën dhe t'i fusin bullgarët aty, atëherë madje edhe sikur t'i bëjmë zgjedhjet më herë, vetëm se do të vetëbllokohemi më herët. Zgjedhjet nuk kryejnë punë nga aspekti i këtij problemi që e kemi", tha Pendarovski.

Pyetjes nëse është mundur Qeveri pa BDI-në, siç kërkoi VMRO-DPMNE në takimin e liderëve, Pendarovski tha se BDI nuk mund të kapërcehet, pasi është është faktor i pakapërcyeshëm për Badenterin.

"Nuk mendoj se BDI-ja mund të anashkalohet, sepse shpërndarja e mandateve parlamentare është dhënë që nga viti 2020 dhe është e vështirë kur BDI e ka numrin më të madh të mandateve të deputetëve ta përjashtoni. Kjo është për shkak se shumë ligje kërkojnë Badenterin. Pa BDI-në, madje edhe me transferet e fundit nuk mund të bëni më shumë se gjysmën e të ashtuquajturve deputetë etnikë. BDI-në mund ta përjashtoni nga Qeveria me ca kombinime, por nuk mund ta keni Badenterin", tha Pendarovski.

Foto/ Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR