• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Është koha që sistemi të konfirmojë se jem të aftë ta ndërpresim kulturën e mosndëshkimit

Pendarovski: Është koha që sistemi të konfirmojë se jem të aftë ta ndërpresim kulturën e mosndëshkimit

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Informatat publike për dyshime për keqpërdorim të terapisë për personat me kancer janë tronditëse dhe të tmerrshme. Në vend të mbështetjes dhe mbrojtjes së plotë për ata njerëz që përballen me diagnozën më të vështirë, sistemi shëndetësor ka dështuar dukshëm, i cili ka humbur besimin jo vetëm te të sëmurët, por vihet në pikëpyetje edhe cilësia e trajtimit të çdo pacienti të ardhshëm, vlerëson presidenti i vendit Stevo Pendarovski pas zhvillimeve të fundit në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji.

Pendarovski kërkon përfundimin e shpejtë dhe efikas të hetimeve dhe procedurës gjyqësore-prokuroriale pa selektivitet, si dhe dënimin e duhur për të gjithë ata që do të vërtetohet se kanë kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Ai gjithashtu thekson se e kupton plotësisht mllefin e qytetarëve që bëjnë thirrje për protesta paqësore.

Sipas tij, është koha që sistemi të konfirmojë se jemi të aftë në praktikë dhe jo vetëm me fjalë, të përballemi me format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përfundimisht t'i japim fund kulturës së mosndëshkimit të shkeljeve të rënda të ligjeve.

Siç thekson Pendarovski në deklaratën e tij me shkrim, ne kurrë nuk do të jemi një shoqëri e vërtetë evropiane me procedura të zgjatura gjyqësore dhe mungesë të përgjegjësisë personale. Për një shoqëri të shëndoshë, thekson ai, duhet një shtet ligjor në praktikë, jo në letër.

"Për të zbardhur plotësisht këtë aferë të madhe, i mirëpres veprimet e deritanishme të Prokurorisë publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëkohësisht, bëj thirrje për përfundimin e shpejtë dhe efikas të hetimeve dhe procedimeve gjyqësore-prokuroriale, pa selektivitet dhe dënim të duhur për të gjithë ata që do të vërtetohen se kanë kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve. E kuptoj plotësisht zemërimin e qytetarëve që bëjnë thirrje për protesta paqësore, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që kanë përfituar nga vuajtjet e qytetarëve tanë të sëmurë rëndë", thotë presidenti Pendarovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR