• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pendarovski: Është e domosdoshme pastrimi i gjyqësorit dhe emërtimi i përgjegjësve

Pendarovski: Është e domosdoshme pastrimi i gjyqësorit dhe emërtimi i përgjegjësve

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Është e nevojshme të ketë "emër dhe mbiemër" për përgjegjësi, pastrim të gjyqësorit dhe ndryshime ligjore, me të cilat personave që janë në "listën e zezë" të SHBA-së, do t'u ndalohet të merren me politikë apo të jetë në pozita publike, sipas presidentit Stevo Pendarovski.

Në paraqitjen e sonte në "Samo Intervju" në TV Kanal 5, Pendarovski tha se nuk është i befasuar nga përbërja e "listës së zezë" sepse kishte disa të dhëna për këtë nga bisedat me përfaqësuesit amerikanë.

Zbuloi se ka një paralajmërim për të vendosur në listë të paktën edhe një person tjetër në muajt e ardhshëm.

Duke folur për situatën në drejtësi, kreu i shtetit kujtoi se disa vite më parë ka mbështetur qëndrimin e BE-së se nuk duhet të ketë një veting të plotë të gjyqtarëve, duke pasur parasysh shembullin e Shqipërisë, ku vetëm 40 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kaluar përmes atij procesi. Por, thotë, nga këndvështrimi i sotëm është treguar se Maqedonia e Veriut ka dështuar në zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsye gjyqësori duhet të pastrohet.

Sa i përket seancës së nesërme të Këshillit gjyqësor, ku do të diskutohet për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ai konsideron se një veprim i tillë është i dënueshëm, sepse të krijohet përshtypja se procedura ka filluar pasi ajo ka deklaruar se ajo vuante nga presioni politik. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR